İran

Do të trajnohen edhe më shumë hafizë të Kur’anit në Iran

Huxhet ul Islam Ahmad Sharafkhani
Huxhet ul Islam Ahmad Sharafkhani

Një zyrtar i Fakufit  dhe Organizatës për Bamirësi tha se ka në plan për të trajnuar 1.5 milion hafizë të Kur'anit brenda katër viteve të ardhshme.

Huxhet ul Islam Ahmad Sharafkhani, përfaqësues kulturor dhe social i organizatës, tha se plani është në rendin e ditës dhe është udhëzim i Liderit të Revolucionit Islamik  për trajnim 10 milion hafizë të Kur'anit në Iran.

Ai vuri në dukje se në katër vitet e fundit, 1.35 milionë persona në të gjithë Iranin  kanë kryer hivzin, kanë mësuar përmendësh Kur’anin, duke marrë kurse Kur'anore të mbajtura nga organizata.

Huxhet ul Islam Sharafkhani tha se kur organizata njoftoi angazhimin e saj katër vjet më parë të trajnimit 1.3 milion hafizëve, ajo dukej një detyrë e vështirë në fillim, por për shkak të interesimit të njerëzve për të mësuar Kur'anin përmendësh, organizata ka arritur më shumë se ajo që kishte planifikuar .

Plane të shumta për trajnim hafizëve të Kur'anit  kanë filluar në vitin 2012, pasi  Liderit Suprem i Revolucionit Islamik,  Ajetullah Sejjid Ali Hamenei theksoi nevojën për të promovuar më tej mësimin përmendësh të Librit të Shenjtë, Kur’anit.

Burimi: IQNA News