Përralla e Abdullah Ibn Sebeit
Me Emrin e Allahut Gjithëmëshirshmit Mëshirëplotit
Pyetja e Shtatëdhjetëegjashtë: “Disa shkrimtarë sunnitë, bëjnë shpesh fjalë, për një çifut të konvertuar në Islam, të quajtur Abdullah Ibn Sebe. Këta shkrimtarë sunnitë, i mbajnë përgjegjës këtë personazh dhe shokët e tij, përveprimtaritë dhe nxitjet e fshehta dhe tinzare, për pothuajse të tëra ngjarjet dhe sprovat, që rrodhën pas ndërrimit jetë, të të dërguarit të Allahut (f.m.t.). Përkatësisht duke u nisur, që nga vrasja e prijësit të tretë të bashkësisë muslimane,deri tek luftrat e Xhemelit, Siffinit dhe Nehreuanit. Madje këta shkrimtarë, pretendojnë se janë pikërisht këta personazhe, ata që ngritën folenë e parë të Shiizmit. Tani ne i drejtojmë këtë pyetje: “Vallë a ka mundësi, që një aludim i tillë, të jetë i vërtetë?!” “Nëse nuk është, atëherë cilët janë argumentët për ta rrëzuar atë?!”
PËRRALLA E ABDULLAH IBN SEBEIT
Përgjigjia e Pyetjes së Shtatëdhjetëegjashtë: “Përpara se të kalojmë, në dhënien përgjigje të kësaj pyetjeje, duam të cekim një ose dy çështje të dobishme. Ne mendojmë se këta njerëz që aludojnë këtë, para së gjithash pa e kuptuar as vetë, rrëzojnë mendimet e tyre, rreth bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.). Këtë themi sepse këta njerëz besojnë fuqishëm, se të tërë bashkëkohësit e të dërguarit të Allahut (k.m.t.) ishin të drejtë, këmbëngulin jashtëzakonisht shumë, se ata nuk kanë gabuar kurrë dhe nuk ngurrojnë që të fajësojnë, me akuzimet më të rënda, ata që i kritikojnë këta bashkëkohës. Sërish janë pikërisht këta njerëz, ata të cilët kanë përcjellur dhe transmetimin e shpikur: “Bashkëkohësit e mi janë si yjet në qiell, nëse ndiqni një nga ata do të gjeni udhëzimin”.
“Nëse të tërë bashkëkohësit e tij, i zotëruakan këto cilësi, pra nëse të tërë ata janë yjet e udhëzimit, atëherë si është e mundur, që të tërë këta të fundit, u qenkan nënshtruar lojës së një çifuti të konvertuar në Islam?!” “Vallë si ka ndodhur që ata, kanë luftuar me njëri-tjetrin dhe i kanë vënë flakën luftrave të përgjakshme, të cilat kanë përfunduar, me vrasjen e mijra njerëzve?!” Le të themi se bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), na qenkan mashtruar një herë nga loja e këtij çifuti dhe ne paraprakisht, e pranuakemi si të natyrshme këtë gabim njerëzor, por vallë përse në ngjarjet vijuese, nuk i thirrën mendjes dhe të nxirrnin mësim nga gabimi i parë, duke i prishur këto lojra?!”
“Në anën tjetër, pohojmë se çdo njeri i çiltër, i cili e njeh mirë, historinë e Shiizmit dhe argumentëve në të cilët mbështetet kjo doktrinë, miraton faktin se themeli i kësaj doktrine, është hedhur që në epokën, e të dërguarit të Allahut (l.m.t.). Këtë e themi, sepse mosmarrëveshja kryesore, mes Shiizmit dhe Ehli Sunnetit është çështja: “Udhëheqja Dhe Prijësia”. Shiitët theksojnë se çështja e udhëheqjes, mbështet në argumentët e padiskutueshëm fetarë dhe se udhëheqësi pas Muhammedit (p.q.m.t.), është përcaktuar nga Allahu i Madhëruar dhe i dërguari i Tij, i cili është pikërisht Imam Aliu (p.m.t.)”.
“Shiitët i shpalosinkëtë larmi argumentësh në burimet e tyre, por duke u dhënë vend dhe burimeve sunnite. Rishtas këta shkrimtarë sunnitë, jo vetëm që nënvizojnë, se themeluesi i Shiizmit, na qenka Abdullah Ibn Sebe, por vijojnë se ky i fundit, paska hedhur dhe bazat e sendërtimit të Shiizmit, për sa i përket çështjes së udhëheqjes. E thënë ndryshe, duke u nisur nga ky aludim, arrijmë në përfundimin se, ashtu siç na qenkan mashtruar, bashkëkohësit nga çifuti në fjalë, në të njëjtën mënyrë, na qenkan mashtruar dhe dhjetra autorë, që muslimanët e ditëve të sotme, i pranojnë njëzëri, si hadithë të vërtetë dhe shpjegime të mirëfillta, të shënuara në burimet dhe veprat e tyre. Tani duam t’i drejtojmë një pyetje këtyre të nderuarve: “Vallë a jeni gati të ballafaqoheni, me përfundimet e aludimit tuaj, pavarësisht gjithçkaje?!”
“Për sa i përket çështjes së Abdullah Ibn Sebeit, ashtu siç kanë bërë të ditur dhe shumë vërtetues,historia e tij nuk është gjë tjetër, vetëm se një përrallë. Me fjalë të tjera, një çifut i quajtur Abdullah Ibn Sebe, jo vetëmqë nuk ka ardhur kurrë në këtë botë, por as ka qënë ndonjëherë, shkaktari i këtyre luftrave. Ky nuk është një aludim i rremë i shiitëve, por është një fakt kokëfortë ivërtetuar me argumentë”.
“Njeriu i parë, i cili hodhi hijen e dyshimit, mbi ekzistencën e Abdullah Ibn Sebeit, është shkrimtari dhe historiani i njohur egjiptian Dr. Taha Husejni. Në vëllimin e parë, të veprës së tij me titull: “Fitnetu’l-Kubra” (Sprova e Madhe), ky historian shkruan se ata, të cilët e kanë krijuar, stërzmadhuar dhe ngritur në piedestal, përrallën e Abdullah Ibn Sebeit, fillimisht kanë tradhtuar vetveten dhe pastaj kanë tradhtuar dhe historinë. Ndërsa në veprën e tij me titull: “Tabakatu’l-Kubra” (Klasifikimi i Madh), Ibn Saidindërsa shqyrton, kryengritjen masive popullore, në epokëne prijësit të tretë, Uthman Ibn Affanit, nuk e përmend aspak emrin e Abdullah Ibn Sebeit”.
“Gjithashtu në veprën e tij me titull: “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset Më Të Nderuara), Imam Beladhuri, nuk shkruan asnjë fjalë të vetme, rreth këtij personazhi inekzistent. Vetëm Imam Taberiu na tërheq vëmendjen, me një transmetim të tregimit së Sejf Ibn Umerit. Tani kumtojmë se ky është një tregim i pabesueshëm, se si një çifut i konvertuar në Islam, paska lëvizur i lirë gjithandej nëpër qytetët islamë, qenka orvatur në kryengritjen e muslimanëve, madje pasiia paska dalur mbanë kësaj pune, asnjëri nga prefektët e asaj epoke, nuk paska ndërmarrë ndonjë masë ndëshkuese si për shembull arrestimin e tij”.
“Për më tepër, ndonëse Muhammedi, i birii Ebu Bekrit, i biri i Ebu Hudhejfes dhe Ammar Ibn Jasiri, i paskan dërguar letra njoftuese Uthmanit, në asnjë nga këto letra, nuk përmendet emri i Abdullah Ibn Sebeit.Përsëri mësojmë se Ebu Dherri, i është ankuar prijësit të tretë, se si Muauije Ibn Ebi Sufjani, kishte shpërdoruar sipas dëshirës, pasurinë e shtëpisë së mulimanëve. Ja pra siç shihet dukshëm, në asnjë nga këto ngjarje, nuk ceket emri i Abdullah Ibn Sebeit”.
“Madje në lidhje më këtë çështje, kur Ebu Dherri i kishte thënë Uthmanit: “Kjo punë nuk kryhet vetëm më dhënien e zekatit, sepse duhet të kujdesesh dhe për të varfrit, të ushqesh të uriturit dhe duhet të shpenzosh pasurinë në udhën e Allahut”, një tjetër çifut i konvertuar në Islam, Uehb Ibn Munebbihu (Ka’bu’l-Ahbari), kishte ndërhyrë duke thënë: “Ne nuk kemi përgjegjësi të japim asgjë tjetër, përveç zekatit të detyruar”. Ebu Dherri i ishte hakërryer Kab’ul-Ahbarit: “O biri i çifutes. Çfarë do të thuash me këto fjalë?! Vallë a do të na mësosh fenë tonë?!”
“Ashtu siç shihet qartë, përralla e një çifuti të konvertuar në Islam, si Abdullah Ibn Sebeit që nuk do i hynte gjemb në këmbë, del se është një personazh imagjinar, i trilluar në epokën e emeuive dhe abbasive, nga ana e armiqve të shiitëve”. (Imam Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset Më Të Nderuara), Përktheu në Persisht: Sejjid Xhafer Shehidi, fq. 209-212)”.
“Ndërsa në vëllimin e dytë, ndonëse përmendet emri i Abdullah Ibn Seudasë, i ndryshe njohur ndryshe si Abdullah Ibn Sebe dhe ndjeksësve të tij, gjatë kryengritjes popullore, në epokën e pijësit të tretë dhe në Luftën e Xhemelit, ndërsa në Luftën e Siffinit, emri i tij nuk kalon askund. Imam Beladhuri rrëfen se Ibn Seudaja, tregon se disa njerëz, pasi takuan Imam Aliun (p.m.t.), e pyetën se çfarë mendonte për Ebu Bekrin, ndërsa Aliu (p.m.t.) iu kundërpërgjigj ashpër. Më pas ai shkroi një letër, nëpërmjet së cilës shpjegonte se ishte e rëndësishme, që fillimisht popullit duhet t’i shpjegohej e vërteta dhe se nuk ishte koha e duhur, për të humbur kohë me këta njerëz, në një kohë kur trojet egjiptiane, kishin dalë jashtë kontrollit të muslimanëve dhe përkrahësit e tij kishin rënë dëshmorë”.
“Megjithatë Imam Beladhuri kur citon Ibn Seudanë, nënkupton Abdullah Ibn Uehbi Hamedanin dhe nuk nënkupton Abdullah Ibn Sebein. Por Imam Beladhuri, nuk e cek aspak emrin e Ibn Seudasë, gjatë periudhës së trazirave të Uthmanit dhe Aliut. Kritiku sqaron se këtë emër, e ka përdorur Taberiu dhe ndjekësit e tij, por më vonë është harruar në pluhurin e historisë”.
“Ndonëse muhaddithët janë ndarë në dy pjesë, në ata që ndjekin Taberiun dhe në ata që e kritikojnë atë, por ata nuk kuptojnë se janë ndarë në mbështetësit e Ibn Seudasë dhe atyre që i vishnin Imam Aliut (p.m.t.), cilësitë e të qënit Allahu (f.m.t.) dhe se më pas këta të fundit u asgjësuan duke u djegur. Tani shtrojmë pyetjen: “Vallë si ka mundësi, që gjatë kohës së shkurtër të udhëheqjes së Imam Aliut (p.m.t.), teksa muhaxhirët, ensarët, ndjekësit e tyre dhe historianët e asaj epoke ishin gjallë, nuk e kanë përmendur kurrë, emrin e shkaktarit të kësaj ngjarjeje?!” (Muhammed Ali Halili, “Alijjun Ue Benuhu” (Aliu Dhe Djemtë e Tij), Titulli në Persisht: “Ali Ue Ferzandaneshi”, Imam Beladhuri, “Ensabu’l-Eshrafi” (Farefiset Më Të Nderuara), Përktheu në Persisht: Sejjid Xhafer Shehidi, fq. 209-212-214)”.
“Pas Dr. Taha Husejnit, njeriu i dytë, që ngriti dyshimet mbi qënien e Abdullah Ibn Sebeit, është Profesor Doktor Ali Uerdiu, i Universitetit të Bagdadit. Në veprën e tij me titull: “Ua’du’s-Salatin” (Fjalimet e Shpëtimtarëve), ai na vë në dijeni se, transmetimet në lidhje me këtë çështje, janë kritikuar nga ana shoqërore, nuk është absolutisht e mundur, që muslimanët të jenë mashtruar nga një njeri i tillë, megjithatë në çdo rreth shoqëror, këto lloj njerëzish imagjinarë janë akuzuar drejtpërdrejtë, si përgjegjësit kryesorë, të këtyre ngjarjeve. Sërish ai thekson se të pasurit, e epokës së Uthman Ibn Affanit, ia kanë hedhur përsipër fajin e kësaj kryengritjeje, pikërisht këtij njeriu imagjinar dhe më pas na parashtron, një mori provash, dokumentësh dhe të dhënash për këtë”. (Prof. Dr. Ali Uerdiu, “Ua’du’s-Salatin” (Fjalimet e Shpëtimtarëve), Përktheu në Persisht: Muhammed Ali Halili, “Nakshi Ua’di Der Islam”, fq. 214-217)”.
“Në faqen dyqindenjëzetetretë, të vëllimit të çmuar, të veprës me titull:“Aslu’sh-Shiati Ue Usuliha” (E Vërteta e Shiitëve Dhe Metodologjia e Tyre), Muhammed Husejni Ali Kashif Gita, është i mendimit se Abdullah Ibn Sebei, është një personazh inekzistent, një si tip trimi legjendar, njëlloj si Alauddini, Ebu Hilali, Nasiruddini etj”.
“Abdullah Subejti, është një tjetër dijetar i madh dhe shkrimtar libanez, i cili dyshon për qënien, e Abdullah Ibn Sebeit. Në veprën e tij me titull: “Mehdeuijjetu Fi’l-Islami” (Çështja e Mehdiut Në Islam), Abdullah Subejti, përshkruan se është e pamundur, që Abdullah Ibn Sebe të ketë kryer një gamë kaq të gjerë veprimtarish, të ketë shëtitur i lirë në shumë qytete, të jetë përfshirë në kryengritjen popullore, të ketë mbledhur pas vetes shumë mbështetës, ndonëse ia paska dalur mbanë në zhvillimin e këtyre dukurive, askush nuk e paska përndjekur, madje puna paska shkuar deri aty, sa paska mashtruar dhe bashkëkohësit më të mëdhenj të Muhammedit (p.q.m.t.), në një kohë kur emri i tij, nuk përmendet gjëkundi, në historinë e Judaizmit. E thënë ndryshe, të tëra këta aludime, janë vetëm mashtrime dhe përralla, të shpikura dhe të përdorura për qëllime politike dhe fanatike”. (Abdullah Subejti, “Mehdeuijjetu Fi’l-Islami” (Çështja e Mehdiut Në Islam), fq. 224-336)”.
“Për më tepër, ai i cili me përkufizimin e tij, i ka vënë kapakun kësaj çështjeje, në punimin e tij me titull: “Përralla e Abdullah Ibn Sebeit”, është vërtetuesi i madh dhe i njohur Sejjid Murtezai. Me të vërtetë kjo vepër, është një punim shkencor, me shumë vëllime, gjithëpërfshirëse, e cila të mahnit me përmbajtjen e saj. Në këtë vepër, vërtetuesi fillimisht ka shqyrtuar, se si është trajtuar, çështja e Abdullah Ibn Sebeit, në veprat e historianëve të epokave të mëparshme dhe bashkëkohore. Më pas Sejjid Murtezai, ka hetuar një për një, rrugët e transmetimit në burimet e shënuara dhe në fund ka arritur në përfundimin, se burimi i vëtetë i të tërë këtyre transmetimeve, është përcjellur nga një njeri i vetëm, përkatësisht Sejf Ibn Umeri. Gjithashtu ai ka përcaktuar dhe vlerësimin e muhaddithëve për këtë njeri”.
“Pas kësaj Sejf Ibn Umeri, kishte shënuar transmetimet, para mërgimit në botën tjetër të Muhammedit (p.q.m.t.), të ushtrisë së Usames dhe transmetimet pas ndërrimit jetë të tij në ngjarjen e Thakifes. Më tej ai kishte krahasuar dhe vlerësuar këta transmetime, me transmetimet e shënuara nga muhaddithët dhe kishte gënjyer qëllimisht për këto ngjarje. Madje Sejf Ibn Umeri, i cili njihej si një gënjeshtar i madh, i kishte shtrembëruar qëllimisht ngjarjet, si pasojë e infektimit nga sëmundja e rëndë e gënjeshtrave, ai kishte shpikur nga asgjëja, njerëz që nuk kishin lindur kurrë, i kishte dhënë atyre autorësinë e një sërë ngjarjeve të jashtëzakonshme dhe kishte trilluar përralla të pabesueshme”.
“Dijetar Askeriu, e ka të argumentuar çdo thënie dhe çdo gjykim duke parashtruar burimet. Me synimin e shpjegimit sa më të qartë, të rëndësisë së veprës së tij, e cila mund të ndryshojë rrjedhën e historisë, dëshirojmë të citojmë se ai, ka përdorur si burime referimi, nëntëdhjetë e nëntë vepra. Më pas ai në fund të veprës, ka shënuar një për një, titujt dhe bibliografinë e këtyre veprave, madje dhe vitin e lindjes dhe vitin e vdekjes së shkrimtarit dhe vitin dhe vendin e botimit të veprës së tij”.
“Ne nuk duam që ta zgjasim më tej sqarimit tonë, prandaj i bëjmë lutje vëllezërve tanë, të cilët synojnë të përfitojnë me tepër të dhëna, që të lexojnë përmbledhjen e veprës së dijetar Askeriut, të përkthyer nga i ndjerit profesor Abdülbaki Gölpınarlı (Abdylbaki Pënarlliu). Ndërsa tani si përfundim, po paraqisim vetëm pjesën e shkëputur nga kjo vepër, e cila ka të bëjë më jetëshkrimin dhe vlerësimin e Sejf Ibn Umerit, për ata që nuk kanë mundësi që ta lexojnë:
SEJF IBN UMERI
“Ashtu siç cituam dhe më lart, dijetarët për një periudhë jashtëzakonisht të gjatë, ose më saktë për më shumë se njëmijë vite, përmendin përrallën e trilluesit, të personazhit me emër Abdullah Ibn Sebeit, duke shënuar gjithçka nga Sejfi. Si rrjedhojë, është detyra jonë që të zbulojmë, identitetin real të Sejf Ibn Umerit, me qëllimin e mësimit, se sa larg të vërtetës janë transmetimet, ose sa të rëndësishme janë ata”.
“Sejf Ibn Umeri, rrjedh nga dega Usejjid, e farefisit Temim dhe për këtë arsye, ai është i njohur dhe si Usejjidu’t-Temimi dhe si Temimijju’l-Burxhumi. Fjala “burxhum” rrjedh nga fjala arabe “beraxhim”. Disa degë të farefisit Temim, pasi i kishin dhënë besën njëri-tjetrit, ishin emërtuar si “beraxhim”. Sejfi e kaloi jetën, në qytetin irakian të Kufes. Ai ka vdekur në epokën e Harun Rashidit, pas vitit 170 të mërgimit islam (viti 786 gregorian). “Ismail Pashai” shkruan se Sejfi, ka vdekur në vitin 200 sipas mërgimit islam, gjatë kohës së udhëheqjes së Harun Reshidit, por ky i fundit ka ndërruar jetë në vitin 193 të mërgimit islam (viti 809 gregorian) (?!)”
Transmetimet e Sejf Ibn Umerit:
“Ashtu siç ishte zakon, nga historianët e asaj kohe, Sejf Ibn Umeri i kishte përcjellur transmetimet, duke i shoqëruar me ngjarjet historike. Për këtë arsye, gojëdhënat dhe legjendat e shënuara nga ai, janë perceptuar si personazhe dhe të vërteta historike. Sejfi e ndante një histori në disa pjesë dhe për secilën pjesë shpikte nga një transmetim. Ai ka shkruar dy vepra të trilluara kështu:
1) Futuhu’l-Kebiri Ue’r-Ridde (Çlirimet e Mëdha Dhe Tradhtarëve)
“Kjo vepër përmbledh, ngjarjet e zhvilluara, që nga koha e ndërrimit jetë të Muhammedit (p.q.m.t.), deri në periudhën e udhëheqjes së Uthman Ibn Affanit. Madje Sejfi e ka cilësuar luftën e zhvilluar mes muslimanëve, si “Lufta Kundër Tradhtarëve”, duke nënkuptuar këtu ata muslimanë, të cilët kundërshtonin dhe nuk e pranonin udhëheqjen e Ebu Bekrit. Më pas ka hetuar çlirimet muslimanëve, në Lindje të Perandorisë Romake, si trojet siriane, libaneze, palestineze dhe iraniane. Të tërë transmetimet e tij, janë larg të vërtetës dhe janë shkruar siç rrëfehen përrallat”.
2) Xhemel Ue’l-Mesiru’l-Aishetu Ue Ali (Lufta e Devesë Dhe Udhëtimi i Aishesë Me Aliun)
“Në këtë vepër ai bën fjalë, për kryengritjen dhe vrasjen e prjësit të tretë Uthmanit dhe rrjedhën e Luftës së Xhemelit. Ahstu siç kuptohet lehtësisht, nga shqyrtimi i këtyre çështjeve, theksojmë se kjo vepër, është shkruar më synimin e mbrojtjes, së interpretimit të kryer nga bijtë e Umejjes. Për më tepër Sejf Ibn Umeri, ka trilluar disa transmetime, në veprat e sipërcitura, të cilat janë shndërruar në burimet kryesore dhe më të mëdha të historianëve muslimanë, që kanë arritur deri në ditët e sotme”.
“Taberiu i ka përdorur transmetimet e Sejfit, për të përshkruar ngjarjet historike, që nga viti njëmbëdhjetë deri në vitin e tridhjetëegjashtë të mërgimit islam. Më pas në veprën e tij me titull: “Tarihu’l-Kebiri” (Historia e Madhe), Ibn Asakiri, u ka dhënë një vend të gjërë, transmetimeve të Sejfit, për të përkufizuar jetëshkrimet e dijetarëve muslimanë të Damaskut. Në veprën e tij me titull: “Istiab” (Pendimi), Ibn Abdulbirri (viti i vdekjes 436 të mërgimit / viti 1044 gregorian); në veprën e tij me titull: “Usdu’l-Gaabe” (Mënyra e Rrëfimit), Ibn Ethiri (viti i vdekjes 630 të mërgimit / viti 1232 gregorian); në veprën e tij me titull: “Texhrid” (Izolimi), Imam Dhehebiu (viti i vdekjes 748 të mërgimit / viti 1347 gregorian); në veprën e tij me titull: “Isabe” (Zbulimi), Ibn Haxher Askalani (viti i vdekjes 852 të mërgimit / viti 1448 gregorian), i janë mbështetur plotëisht sqarimeve të Sejf Ibn Umerit, rreth jetëshkrimeve të bashkëkohësve të Muhammedit (p.q.m.t.)”.
“Madje këta historianë, kanë radhitur në mesin e jetëshkrimeve të tyre dhe njerëz të tjerë. Duke u nisur në hetimet e shkrimeve të tij, arrijmë në përfundimin se rreth pesëdhjetëmijë trimat legjendarë e përmendur, as që kanë shkelur ndonjëherë sipërfaqen e tokës. Të tërë këta trima, janë pjellë e imagjinatës së Sejfit. Ky i fundit i ka përcaktuar ata, si njerëz që “perceptuan” ashtu siç duhet “shekullin e lumturisë” dhe më tej i ka shtuar këta personazhe dhe jetëshkrimet e tyre të trilluar, në mesin e bashkëksohësve”. (*)
“Në veprën e tij me titull: “Muxhemu’l-Buldani” (Përmbledhja e Qyteteve), Jakut Hameuiu në të cilën përshkruan të dhëna rreth gjeografisë së shteteve islame dhe në veprën e tij me titull: “Merasidu’l-Ittila” (Konceptimi i Lidhjes), Safijjuddin Rrahmani, kanë përdorur transmetimet e Sejfit. Në këtë këndvështrim Sejf Ibn Umeri, nuk është mjaftuar, vetëm me trillimin e një trimi legjendar si Abdullah Ibn Sebe, por ka trilluar me qindra përralla dhe trima legjendarë. Për fat të keq, këto përralla kanë zënë vend, në qindra veprash hadithi, komentimi, gjeografie, historie, letërsie dhe farefisesh. Për të mësuar vlerën e transmetimeve, pra për të përckatuar nëse ata janë të vërtetë ose të rremë, pra nëse mund t’i besojmë, ose nuk mund t’i besojmë atyre, duhet t’i drejtohemi përmbledhjeve të muhaddithëve”.
Vlerësimi i Sejfit Sipas Përmbledhjeve të Muhaddithëve Të Ehli Sunnetit:
1. Jahja Ibn Muini, pasi shpjegon se hadithët e Sejfit janë të dobët dhe të zbehtë, shton se nuk ka mirësi nga këta hadithë! (viti i vdekjes 232 të mërgimit islam / viti 846 gregorian).
2. Imam Nesaiu, sqaron se hadithët e tij janë të dobët, të lënë, as të besueshëm dhe as të sigurtë! (viti i vdekjes 303 të mërgimit / viti 915 gregorian).
3. Ebu Daudi, përcakton se Sejfi, është një njeri i ulët dhe një gënjeshtar i madh! (viti i vdekjes 316 të mërgimit / viti 928 gregorian).
4. Ibn Ebi Hatemi, përkufizon se hadithët e tij janë të lënë!(viti i vdekjes 327 të mërgimit / viti 938 gregorian).
5. Ibn Sekeni, gjykon se hadithët e Sejfit janë të lënë!(viti i vdekjes 353 sipas mërgimit / viti 964 gregorian).
6. Ibn Hibbani, pasi kumton se Sejfi, i përcillte hadithët e tij të trilluar, duke ua veshur njerëzve të besueshëm, nënvizon se ai është akuzuar si i pafe dhe muhaddithët e tjerë, kanë vlerësuar se ai është një shpikës hadithësh! (viti i vdekjes 354 të mërgimit / viti 965 gregorian).
7. Imam Darekutniu, thotë se hadithët e tij, janë të dobët dhe të lënë! (viti i vdekjes 385 të mërgimit / viti 995 gregorian).
8. Hakim Nishaburiu, është i mendimit se hadithët e Sejfit janë të lënë dhe se është akuzuar si i pafe! (viti i vdekjes 405 të mërgimit / viti 1014 gregorian).
9. Autori i veprës: “Kamus” (Fjalori), Firuzabadi pohon se hadithët e tij janë të dobët!(viti i vdekjes 817 të mërgimit / viti 1414 gregorian).
10. Ibn Haxher Askalani, thekson se hadithët e Sejfit janë të dobët!(viti i vdekjes 852 të mërgimit islam / viti 1448 gregorian).
11. Imam Sujuti, ndan mendimin se hadithët e tij janë shumë të dobët!(viti i vdekjes 911 të mërgimit / viti 1505 gregorian).
12. Safijjuddin Rrahmani, thotë troç se ai ka shënuar hadithë të dobët!(viti i vdekjes 923 të mërgimit / viti 1517 gregorian).
“Ja pra aktori kryesor Sejf Ibn Umeri, trilluesi i përrallës së Abdullah Ibn Sebeit, është vlerësuar në këtë mënyrë kaq të ulët, nga muhaddithët më të mëdhenj sunnitë, prandaj transmetimet e tij nuk kanjë asnjë vlerë! Por fatkeqësisht dhe pas shpalosjes së këtyre të vërtetave rrënqethëse, ndonëse vepra e cila çjerr maskën, e përrallës së Abdullah Ibn Sebeit, botohet në mbarë botën islame, në një hark kohor, prej më shumë se dyzetë vitesh (Ishte pikërisht profesori i ndjerë, Abdülbaki Gölpınarlı (Abdylbaki Gëlpinarlli), ai i cili e përktheu përmbledhjen e kësaj vepre, e cila është botuar që në vitin 1974, disa njerëz të paditur dhe smirëzezë, vijojnë t’i mbajnë në majën e gjuhës transmetimet e tij si çamçakëzi. Me këtë rast, ne i bëjmë thirrje këtyre njerëzve dhe njëherë që për hir të Allahut të Lartësuar, ta lexojnë të paktën njëherë këtë vepër dhe të reshtin së kryeri të njëjtin gabim”.
(*) Sejfi i pasqyron trimat e përrallave të tij, si komandantë ushtrish, sipas tij meqë ishte bërë zakon, që bashkëkohësit e Muhammedit (p.q.m.t.), të caktoheshin komandantë dhe këta trima të trilluar cilësohen si bashkëkohësit e tij”.
Burimi: Kevser