Liban

Zyrtari i Hizbullahut: Regjimi i Arabisë Saudite shkelësi më i madh i të drejtave të njeriut, lirisë së fjalës

Zëvendës Sekretari i Përgjithshme i  Hizbullahit të Libanit,  Naim Kassem e ka përshkruar martirizimin e Shejh Nimr si një nga flamurtarët kryesor në Arabinë Saudite, duke theksuar se regjimi saudit është shkelësi më flagrant i të drejtave të njeriut dhe lirisë së shprehjes.

Naim Kassemi i bëri këto komente me rastin e përvjetorit të parë të  martirizimit të Shejh Nimr, e cila u mbajt të martën në jug të Bejrutit.

"Shejh Nimr ishte zëdhënës i populllit në Arabinë Saudite dhe mbrojtës i masave të shtypura në Palestinë, Bahrejn,  Liban, Irak dhe Siri," shtoi ai.

Shejh Nimr ishte autoritet i shquar fetar musliman shia në Arabinë Saudite i cili ishte në mesin e 47 personave të ekzekutuar më 2 janar, 2016. 

Në lajm lidhur me këtë, Mexhlisi apo Kuvendi i Iranit në një deklaratë të lëshuar të martën ka thënë:

"Shejh Nimr Bakir  al-Nimr u martirizua nga sauditët në një kohë kur paqja dhe siguria rajonale dhe globale ishte në rrezik si rezultat i aktiviteteve terroriste të tekfiristëve  dhe grupeve ekstremiste.”

Burimi: IRNA