Imami sunni iranian: Shtetet muslimane nuk e mbështesin luftën në vendet islamike.
Imami në Uramanat ka theksuar të përbashkëtat mes muslimanëve dhe ka bërë thirrje vendeve islamike për të ndjekur paqen, unitetin dhe vëllazërinë dhe jo luftën dhe gjakderdhjen.
Lutfullah Shafi'izadeh, imami i namazit në Uramanat, në një intervistë me Agjencinë e Lajmeve Taqrib (ANT) në vijën anësore të konferencës së 30-të të Unitetit Islamik, ka denoncuar mbështetësit e grupeve terroriste dhe bëri thirrje që shtetet islamike të ndalin dhunën dhe të mbështetësin vendet e e goditura nga lufta dhe të ndjekin paqen dhe vëllazërinë.
Ai tha: "Asnjë qeveri nuk lejon një tjetër vend të pushton territoret e tij dhe do të qëndrojnë kundër pushtuesit për të çliruar atë."
Ai theksoi nevojën e solidaritetit midis popujve musliman dhe qortoi luftën dhe gjakderdhjen në vendet islamike, duke përfshirë Bahrejnin, Sirinë, Irakun dhe Turqinë
Imami ka theksuar të përbashkëtat e shumta të muslimanëve dhe tha se mosmarrëveshjet janë çështje të parëndësishme; për këtë arsye, ne duhet të nxisim solidaritetin tonë të bazuar në Kur'an.
Lutfullah Shafe'izadeh ka shtuar se ështjet aktuale në vendet islamike janë për shkak të motos "Përçaj e Sundo" të mbajtur nga perëndimi që të plaçkitë naftën dhe gazin nga vendet islamike dhe duke i kthyer ato në armë shkatërruese për të nxitur luftërat ndërmjet muslimanëve.
Ai përshëndeti fjalimin e hapjes në Konferencën e 30-të Ndërkombëtare Islame të Unitetit nga Kryetari Hassan Ruhani dhe tha:
"Sipas kryetarit, as muslimanët shia as muslimanët sunni nuk janë në luftë me me njëri tjetrin, janë fuqitë kolonialiste që promovojnë luftën shia-sunni.
Hoxha sunit iranian paralajmëroi gjithashtu kundër çdo forme të përdhosjes të besimeve të tjera, duke theksuar respektin reciprok mes tyre.
Burimi: KD