Hizbullah: Nuk kemi asnjë angazhim me Rusinë për çështjen e Izraelit
Janë publikuar lajme në lidhje me faktin se Hizbullahu nuk i është kundërpërgjigjur sulmeve të Izraelit në Siri me pretekstin se kam ndërmarrë një angashim me Rusinë në lidhje me Izraelin.
ML- Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Hizbullahut, me anë të një deklarate që ka dhënë sot është shprehur se lajmet e publikuara, të cilat pretendojnë se Hizbullahu nuk i është kundërpërgjigjur sulmeve të Izraelit në Siri me pretekstin se kam ndërmarrë një angashim me Rusinë në lidhje me Izraeli, që janë marra nga burime mediatike izraelite nuk janë aspak të vërteta.
Gjithashtu, në deklaratë u bë me dije se gjatë sulmit të Izraelit, në aeroportin Mezze në Damask i cili u realizua nga raketa të lëshuara nga toka për në tokë është shkaktuar zjarr, megjithatë fatmirsisht nuk ka pasur asnjë viktimë.
Izraeli nuk i kishte marrë përsipër sulet e tij të mëparshëm në Siri, megjithatë Izraeli e ka marrë përsipër autorsinë e sumit në aeroportin e Mezze dhe në deklaratën për shtyp që e ka bërë të ditur këtë Ministri i Mbrojtjes, Avigdor Lieberman ka deklaruar se ky sulm ka qënë një masë për të parandaluar përforëcimin e Hizbullahut.
Nga ana tjetër, zyrtarët ushtarakë sirianë duke theksuar faktin se qëllimi i sulmit ka qënë që të mbështesin grupimet terroriste dhe që të mos u zbehet entuziazmi për të luftuar janë shprehur se sulme të këtilla i frymëzojnë ata që të jenë më të vendosur në vendimin e tyre për ta pastruar vendin nga kukullat e Izraelit.
Gjithashtu, në muajt që lamë pas, Izraeli ka sulmuar edhe rajonin Sabura, që gjendet në kufirin Liban-Siri.
Burimi: Yakın Doğu Haber