Kulturë

Dorëshkrime të vjetra Kur'anore u zbuluan në një xhami në Egjipt

Një numër i dorëshkrimeve të vjetra në Kur'anore janë zbuluar në një xhami në  provincën  Beheira të Egjiptit, njoftoi një zyrtar i Ministrisë së Çështjeve Fetare.

Muhammad Sha'alan, përfaqësuesi i ministrisë në këtë provincë, tha se dorëshkrimet janë zbuluar në Xhaminë Mukram në qytetin Damanhur, njofton faqja e internetit el-jaum al-Sabi.

Ai tha se dorëshkrimet e rralla janë të një rëndësie të madhe historike.

Dorëshkrimet do të dorëzohen tek një komision i posaçëm i themeluar për të mbledhur libra të rrallë të shkruar me dorë, Sha'alan vazhdoi duke thënë.

Muajin e kaluar, gjithashtu, një numër i dorëshkrimeve të vjetra, duke përfshirë një kopje të Kur'anit të Shenjtë, u zbulua në një xhami në Damanhur.

Dorëshkrimet e vjetra u zbuluan në Xhaminë Sejjid Atija Abu al-Rish, tha  drejtori i Departamentit  për Çështje Fetare të krahinës.

Ai shtoi se dorëshkrimi i Kur'anit  është unik në aspektin e dekorimit, dizajnit, gjithashtua, përmban një hyrje të shkurtër për shkronjat e Kur'anit.

Kopjet e dorëshkrimeve Kur’anore kanë qenë në xhami për vite, por askush nuk e dinte rëndësisë e tyre.

Burimi: IQNA News