Fidel Castro: Shumë më shumë se thjesht një mik i Palestinës
Pas luftës së tetorit të vitit 1973, Kuba i ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Izraelin. Vitin e ardhshëm, gjatë vizitës që Sekretari i Përgjithshëm i OÇP, Jasir Arafat ka zhvilluar në Havana, ai u trajtua si një kryetar i një shteti të mirfilltë dhe për më tepër më vonë në Kubë u hap Ambasada Palestineze.
Nën udhëheqjen e Komandantit Fidel Castro dhe bashkërrugëtarët e tij, Kuba ka luajtur një rol shumëtë madh në mbështetjen e lëvizjeve revolucionare dhe progresive në të gjithë botën, një rol shumë më të madh se sa mund të pritej normalish nga një vend relativisht i vogël. Disa prej veprimeve që ka ndërmarrë Kuba Revolucionare janë të njohura mirë për botën, veprime të tilla si roli i saj në mposhtjen e CIA-s dhe Afrikës së Jugut në përpjekjet e tyre për të pushtuar Angolan në vitet 1970 dhe 1980. Beteja vendimtare e Cuito Cuanavale nuk ishte vetëm një fitore për popullin Angolës, kjo fitore ishte gjithashtu një faktor kyç në rrëzimin e vetë regjimit të aparteidit në Afrikën e Jugut. Po kështu, edhe solidariteti i Kubës në lidhje me lëvizjet e shumta në Amerikën Latine është e dokumentuar gjerësisht.
Ndërsa diçka tjetër që është shumë më pak e njohur dhe përfolur është historia e gjatë e solidaritetit që ka treguar Kuba me luftërat palestineze, me luftrat të tjera e Afrikës së Veriut dhe luftrat në Lindjen e Mesme një histori e mbështetjes që ka filluar vetëm disa muaj pasi u realizua revolucioni në Kubë në vitin 1959. Disa muaj pas triumfit, Raul Castro dhe Che Guevara vizituan Kajron, duke krijuar kështu një kontakt me bazën e të gjitha lëvizjeve çlirimtare të vendeve afrikane, në të njëjtën periudhë ata gjithashtu vizituan Gazën, që në atë kohë nën administrimin e Egjiptit, duke shprehur kështu solidaritetin e tyre me çështjen palestineze.
Kuba e përshëndeti formimin e Organizatës Çlirimtare të Palestinës në vitin 1964, si dhe vetëm një vit më vonë Kuba vendosi marrëdhënie diplomatike me lëvizjen El Fetih. Në fund të viteve 1960, mes Kubës dhe qeverisë së majtë të Sirisë është zhvilluar konsiderueshëm një aleancë e ngushtë, po në atë kohë të dyja këto palë kanë mbështetur lëvizjen El Fatih, pasi ajo u bë forcë dominuese në OÇP (Organizatën për Çlirimin e Palestinës). Kuba i ka dhënë mbështetje politike, arsimore dhe ushtarake jo vetëm lëvizjes Al Fetih, por edhe Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP) dhe Frontit Demokratik (DFLP), organizata e tjera të dyta dhe të treta më të mëdha në OÇP.
Gjatë konferencës së vitit 1966 të zhvilluar në Havana mes tre kontinenteve, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine, Komandanti Kastro ka bërë thirrje që të gjitha këto forca të bashkohen kundër “kolonizimit, kolon izimit modern dhe imperializmit”. Gjatë fjalës së tij përmbyllëse Fideli përmendi “mbështetjen e ngrohtë” që kjo konferencë i ka shprehur popullit palestinez.
Pas luftës së tetorit të vitit 1973, Kuba i ndërpreu marrëdhëniet e saj diplomatike me Izraelin. Vitin e ardhshëm, gjatë vizitës që Sekretari i Përgjithshëm i OÇP, Jasir Arafat ka zhvilluar në Havana, ai u trajtua si një kryetar i një shteti të mirfilltë dhe për më tepër më vonë në Kubë u hap Ambasada Palestineze.
Gjatë vitit 1975, Kuba ka treguar mbështetjen e saj për Palestinën kur ajo ka votuar pro direktivës së OKB-së se Sionizmi është “një formë e racizmit dhe e diskriminimit etnik” – vendim i cili u votua pro nga 97 shtete, kundër nga 35 shtete dhe 32 shtete përdorën të drejtën për të apstenuar.
Pas marrëveshjes së Camp Davidit në vitin 1978, i cili e shkëputi Egjiptin nga shtet e tjera arabe dhe i dha një goditje të fortë Palestinës, Kuba vendosi të mbështesë “Frontin e Vendosmërisë”, i cili u formua nga Siria, Libia, Algjeria dhe nga Republika Popullore Demokratike e Jemenit (Jemeni Jugor). Camp David i bëri të gatshme rrugën Izraelit për të realizuar planet e tij për të shkatërruar kampet e e palestinezëve në Liban dhe duke i masakruar refugjatët. Qeveria kubaneze i ka dënuar thellë këto masakra që shkaktuan vdekjen e më shumë se 30 mijë refugjatëve që gjendeshin në këto kampe.
Kuba i ka dhënë një mbështetje të fortë Intifada-ës plestineze që në vitin 1987 mori një përhapje mbarë botërore.
Pas sulmit të vitit 2014, që Izraeli realizoi kundër palestinezëve që shkaktoi vdekjen e më shumë se 1460 palestinezëv e dhe plagosjes së më shumë se 10 mijë të tjetërve [sipas shifrave zyrtare sulmi izraelit i vitit 2014 ka shkaktuar vdekjen e 2251 palestinezëve] Fidel Kastro shkroi kështu: Pse qeveria e këtij shteti (Izraelit) mendon se e gjithë bota do të aqëndrojë e heshtuar dhe neutrale kundrejt këtyre veprave të tmerrshme të genocidit që ka kryer kundër popullit palestinez?
Organizatat më të rëndësishme palestineze publikuan mesazhet e tyre ngushëlluese menjëherë pas lajmit se Fidel Kastro ishte ndarë nga kjo botë. Mesazhi i PFLP fliste shumë për rolin historik që ka luajtur deri më tani Fidel Kastros:
“Trashëgimia e mbështetjes ndërkombëtare revolucionare dhe rezistuese e Fidel Kastros duke filluar nga Angola, Afrika e Jugut, duke vazhduar me Palestinën, Mozambikun, Moldavinë deri tek El Salvadori vazhdon të jetë një shembull i gjallë i kalimit të çdo kufiri në mbështetje të revolucionit, demokracisë dhe socializmit .”
Burimi: Global Research/ Medya Şafak