Rrëfimi i refugjatit sirian e përloti kryeministrin kanadez, i cili i hapi ‘’derën e shtëpisë’’
KANADA- Kryeministri kanadez ka shpërthyer në lot gjatë një bisede që ka zhvilluar me disa refugjatë të ardhur nga Siria në Kanada.
Kryeministri Justin Trudeau u emocionua kur refugjati nga Aleppo, Vanig Garabedian, me profesion mjek, tregoi historinë e familjes së tij si dhe peripecitë që kaloi derisa mbërriti në Kanada në dhjetorin e vitit të kaluar.
Ai rikujtoi fjalët që kryeministri Trudeau i kishte thënë kur kishte arritur nga Aleppo. “Mirëserdhe në shtëpinë tënde”- i kishte thënë kryeministri refugjatit nga Siria vitin e kaluar.
”Tani dhe pas një viti, unë ndihem edhe më shumë krenar që jam kanadez, ashtu sikurse jam ndjerë gjithmonë krenar që jam një sirian”- është shprehur Vanig gjatë takimit me kryeministrin Trudeau.
Gjatë vitit të kaluar, në Kanada hyrën më shumë se 35 mijë refugjatë sirianë për shkak të luftës në vendin e tyre.