Muhamed Dahlani përgjegjës për helmimin e Jaser Arafatit
Komisioni për shqyrtimin e vdekjes së Jaser Arafatit, të cilin e ka themeluar kryetari i vetëqeverisjes administrative palestineze Mahmud Abas, e ka akuzuar Muhamed Dahlanin, ish funksionar i lartë në organizatën e Fatahut, nga i cili kohë më parë është përjashtuar, për shkak një varg krimesh të rënda, nga të cilët janë: planifikimi u grusht shtetit ushtarak në Bregun Perëndimor, faji për atë që Hamasi e ka marrë pushtetin në Gazë si dhe vrasja e Jaser Arafatit. Këto akuza janë të përshkruara në dokumentin e komisionit të prezantuar anëtarëve të Kongresit të shtatë të organizatës së Fatahut i cili ka përfunduar punimet dielën me 4 dhjetor 2016.
Kanali izraelit 10 në programin e së dielës ka publikuar se e posedon dokumentin i cili hetoi rastin e vdekjes së Arafatit, dhe në të shkruan se”Dahlani është i përfshirë në vrasjen e Jaser Arafatit në atë mënyrë që me delegacionin e huaj i cili e ka vizituar në spital, ka lënë ilaçet helmuese, në vend të atyre që Jaser Arafati i ka shfrytëzuar rregullisht gjersa ishte në spital. Dokumenti sipas shfaqjes së televizionit izraelit, thirret në dëshminë e dy përcjellësve të Dahlanit të cilët theksuan se Dahlani ka kërkuar nga ata që të ndërmarrin të njëjtin veprim.
Në emisionin televiziv ceket se Dahlani është fajtor edhe për konfliktin ushtarak në mes Fatahut dhe Hamasit në Gazë në vitin 2007, në të cilin Dahlani ishte njëri nga krerët e shquar të Fatahut dhe në atë kohë, konflikti ka përfunduar me disfatën e Fatahut dhe vendosjen e administratës nga Hamasi në Gazë. Pastaj, para 12 vitesh, pas vdekjes së Arafatit, me një grup të eprorëve ushtarak dhe anëtarëve të shquar të Fatahut ka planifikuar puçin ushtarak ndaj pasardhësit të Jaser Arafatit, Mahmud Abasit.
Dahlani ishte anëtar i lartë i Fatahut dhe një kohë gjatë mandatit të Mahmud Abasit, ka kryer funksionin e shërbimit sekret në Gaza dhe ishte anëtar i Komitetit Qendror të Fatahut. Pasi që marrëdhëniet në mes Abasit dh Dahlanit ishin përkeqësuar, Abasi e ka përjashtuar nga Komiteti Qendror të Fatahut nën akuzën” veprimet kriminale dhe koruptive”, pastaj ka vazhduar me eliminimin e të gjitha kuadrove palestinez që ishin të afërt me Dahlanin, ashtu që ka siguruar që në Kongresin e shtatë të Fatahut të mos paraqitet asnjë përkrahës i Dahlanit.
Burimi: Saff