Të krishterët palestinezë kundër ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit
Udhëheqësit e të krishterëve ortodoks në Palestinë kanë kritikuar ashpër miratimin e ligjit për ndalimin e transmetimit të ezanit nga xhamitë në Jerusalemin (Al Kudsi) e pushtuar nga ana e qeverisë së regjimit sionist dhe këtë vendim e kanë quajtur racist.
Siç njoftoi Agjencia e Lajmeve Kuds, Hana Ataalla, udhëheqësi i krishterëve ortodoks të Palestinës, ka kundërshtuar në mënyrë të vendosur këtë vendim të regjimit sionist dhe ka theksuar:
"Ndalimi i transmetimit të ezanit në xhamitë e Jerusalemit (Al-Kudsit), ka lënduar ndjenjat e muslimanëve dhe të të krishterëve në Palestinë. Regjimi i Izraelit është i dhunshëm dhe ky ligj është bërë për të nxitur, provokuar ndjenjat e të gjithë palestinezëve muslimanë dhe të krishterë".
Nga ana tjetër, Ahmed Bahr, zëvendës - kryetari i Kuvendit Ligjvënës të Palestinës, ka theksuar se përkundër dëshirës së armikut sionist, zëri i ezanit do të transmetohet në të gjithë Palestinën.
Burimi: Fars News Agency