600 gazetarë botëror, kameramanë, do të mbulojnë ceremoninë e Arbainit
Një zyrtar iranian tha të enjten se 600 gazetarë dhe kameramanë nga e gjithë bota janë gati për të mbuluar drejtë-përdrejtë, ceremoninë e zisë për Arbain që do të mbahet në qytetin Qerbela të Irakut më 20 nëntor 2016.
Muhammed-Ali Anousheh, drejtor i komisionit informativ për Arbain, na tha se disa faqe të internetit gjithashtu janë themeluar për të siguruar lajme dhe informacion në lidhje me ngjarjen më të madhe fetare në qytetin e Qerbelasë dhe të Nexhafit.
Janë dërguar reporterët nga Irani, Libani, Turqia, Kuvajti, Pakistani, Afganistani, Britania, Azerbajxhani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të mbuluar ceremoninë Arbainit, shtoi zyrtari.
Arbaini, këtë vit i bie më 20 nëntor të këtij viti, 2016, është një respektim fetar i muslimanëve shia që ndodh dyzet ditë pas ditës së Ashures për të përkujtuar martirizimin e Imam Husejnit (a.s.), nipi i Pejgamberit, Muhammed (a.s.), Imami i tretë i muslimanëve shiitë .
Çdo vit, miliona vizitorë, kryesisht nga Iraku dhe Irani, udhëtojnë në këmbë për në Qerbela, ku ndodhet Xhamia e Shenjtë e Imam Husejnit (a.s.).
Burimi: IRNA