Palestine

Palestinë: Izraeli rrafshoi varret muslimane në Jerusalemin Lindor

Sipas një zyrtari palestinez, autoritetet izraelite të martën shkatërruan disa varre në vendin historik të pushtuar, Bab al-Rahmeh, varrezat në lindje të Xhamisë El-Aksa, në lindje të Jerusalemit.

"Personeli i ashtuquajtur " Autoriteti Natyror Izraelit "- mbështetur nga një numër i madh i forcave izraelite - sulmuan varrezat historike, Bab al-Rahmeh dhe rrafshuan tetë varre," tha për Agjencinë Anadolu Agency Mustafa Abu Zahra, kryetar i komisionit për ruajtjen e varrezave islame në Jeruzalem.

"Izraeli do t’i transformojë varrezat në një park kombëtar për hebrenjtë e Izraelit," tha ai.

Bab al-Rahmeh është një varrezë muslimane që daton më shumë se 1400 vjet. Ajo është konsideruar si një nga vendet më të rëndësishme historike Islame në JerusaleminLindor.

Shejh Omar al-Kisvani, udhëheqës palestinez  i Xhamisë Al-Aksa, ka denënuar shkeljet e vazhdueshme të Izraelit ndaj vendeve muslimane në Jeruzalemin Lindor.

"Izraeli pretendon se varret janë të vendosur në tokën e cila është në pronësi  të “Autoritetit Natyror Iraelit, ", tha Shejh Omar al-Kisvani  për Agjencinë Anadolu.

"Por Izraeli nuk ka dëshmi historike - ose juridike  për të kërkuar të drejtën për varreza," tha ai. "Vendi është një Vakëf Islamik [dhuratë], dhe do të mbetet kështu."

Izraeli e pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë Luftës së vitit 1967 në Lindjen e Mesme. Ai aneksoi formalisht të gjithë qytetin në vitin 1980, duke pretenduar atë si kryeqytetin e tij, - një qëndrim që nuk njihet nga komuniteti ndërkombëtar.

Burimi: Anadolu News Agency