Dorëshkrim i rrallë i Kur’anit është zbuluar në një xhami në Egjipt
Një numër i dorëshkrimeve të vjetra, duke përfshirë një kopje të Kur'anit të Shenjtë u zbuluan të martën, në një xhami në Damanhur, kryeqytetin e krahinës, Beheira të Egjiptit.
Sipas gazetës së përditshme, el-Misri el-Jaum, dorëshkrimet u zbuluan në Xhaminë Sejidi Atija Abu al-Rish, tha drejtor i Departamentit Për Çështje Fetare i krahinës Beheira të Egjiptit.
Ai shtoi se dorëshkrimi i Kur'ani është unik në dekorimet e tij, si dhe përmbajetjen e cila ka një hyrje të shkurtër për shkronjat e Kur'anit.
Kopjet e Kur’anit kanë qenë në xhami për vite, por askush nuk e dinte rëndësisë së tyre.
Ato u zbuluan nga anëtarët e një komisioni të themeluar nga ministri për Çështje Fetare, Muhamed Mukhtar Gum'a, për të mbledhur dorëshkrimet e vjetra.
Burimi: IQNA News