Kur Do Të Marrë Fund Mizoria Ndaj Ehli Bejtit?! Kur Dashuria e Imam Aliut (p.m.t.) Do Të Pushtojë Mbarë Botën
Lajmi: medyasafak.net
Autori: Ajetullah Nexhmuddin Tabesi
Shqipëroi: Media e Lirë
“Kemi nderin të paraqisim, një intervistë të dijetarit shiit iranian, zotëri Ajetullah Nexhmuddin Tabesiut, për lexuesit e dashur dhe ndjekësit e nderuar shqiptarë. Çështja kryesore e kësaj interviste, është dhënia e një përgjigjeje të duhur, pyetjes se kur do të marrë fund, mizoria ndaj Ehli Bejtit (p.m.t.). Lërmëni t’iu bëjmë të ditur se, zotëri Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, është një akademik dhe profesor, në katedrën e Qendrës së Dijeve Fetare, në qytetin iranian të Kumit”.
“Për më tepër, akademiku në fjalë, na bën të qartë dhe na rikujton, përgëzimet e Muhammedit (p.q.m.t.), për Imam Aliun (p.m.t.) dhe shton: “Ne fundin e kohërave, dashuria e Imam Aliut (p.m.t.), do të pushtojë mbarë botën, deri në atë masë, sa armiqtë e Ehli Bejtit, do të poshtërohen. Sërish në atë ditë, përgëzimet e Muhammedit (p.q.m.t.) për Imam Aliun (p.m.t.), do të sendërtohen në dashurinë ndaj Imam Aliut (p.m.t.) dhe në hidhërimin ndaj Muauije Ibn Ebi Sufjanit”.
“Gjatë një interviste të dhënë, ndaj Agjensisë së Lajmeve Perse, akademiku dhe profesori i njohur, i Qendrës së Dijeve Fetare, në qytetin iranian të Kumit, zotëri Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, duke na rikujtuar disa herë, faktin kokëfortë e dorëzimit, të flamurit islam, nga ana e të dërguarit të Allahut (f.m.t.), Imam Aliut (p.m.t.). Më pas Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu shtoi: “Në veprën e tij me titull: “Ea’mal” (Veprat), Shejh Tusiu, përcjell se Ibn Ebi Lejlaja, shënon së dëgjoi nga ai ati: “I dërguari i Allahut (k.m.t.), ia dorëzoi flamurin islam, Imam Aliut (p.m.t.), në Ditën e Hajberit, pasi ushtria muslimane, kishte pësuar dy ose tre herë disfatë. Pra se Muhammedi (p.q.m.t.), ia dorëzoi flamurin islam, Imam Aliut (p.m.t.), duke theksuar: “Nesër do t’ia jap flamurin një njeriu, nëpërmjet së cilit Allahu (l.m.t.), do të bëjë të mundur çlirimin e Hajberit”. Ishte pikërisht të nesërmen, kur Imam Aliu (p.m.t.) korri fitore”. “Gjithashtu Shejh Tusiu, përmend faktin, se në ditën e Gadiru’l-Humit, Muhammedi (p.q.m.t.), ka ngritur përpjetë dorën e Imam Aliut (p.m.t.), në gjirin e bashkësisë muslimane”.
“Vallë Përse i Dërguari i Allahut (k.m.t.) Vajtoi Në Ditën e Gadiru’l-Humit?!”
“Sërish gjatë intervistës së tij, Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, mes të tjerash citoi: “O ju njerëz dijeni mirë! Muhammedi (p.q.m.t.), bëri diçka të cilën donte, që ta shpaloste në sytë e të tërëve. Muhammedi (p.q.m.t.) sqaroi: “Me të vërtetë Aliu, është zotëriu i të tërë bësimtarëve dhe besimtareve. Kujdestaria e Aliut, përfshin të tërë besimtarët dhe besimtaret!” “Më pas Muhammedi (p.q.m.t.) vajtoi, sepse ai e dinte shumë mirë se fjalët e tij, nuk do të linin mbresa të mira, mbi bashkësinë muslimane. Arsyeja është e thjeshtë, arabët në atë epokë, nuk e kishin pranuar ende, ashtu siç duhet, fenë e vërtetë islame dhe se ata kishin pikësynime të tjera, të cilët binin ndesh me këtë të fundit. Madje dhe vetë i dërguari i Allahut (l.m.t.), e dinte shumë mirë këtë të vërtetë të hidhur”.
“Përgëzimi i Muhammedit (p.q.m.t.) Për Imam Aliun (p.m.t.)”
“Rishtas Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, duke cekur përgëzimet e Muhammedit (p.q.m.t.), për Imam Aliun (p.m.t) vijon: “I dërguari i Allahut (k.m.t.) ka thënë: “Xhibrili më lajmëroi se arabët, do ta dhunojnë Aliun dhe do të ndalojnë që e vërteta, të shkojë tek njeriu i vërtetë. Ata do t’i vrasin fëmijtë dhe do t’i dhunojnë djemtë e tij”.
“Vallë Kur Do Të Marë Fund, Mizoria Ndaj Ehli Bejtit?!”
“Më pas Ajetullah Mnexhmuddin Tabesiu shpjegoi: Muhammedi (p.q.m.t.) nënvizoi: “Xhibrili më solli një lajm nga Allahu (f.m.t.): “Mizoria do të vijojë, deri sa të shfaqet Imam Mehdiu (p.m.t.). Kur të shfaqet Imam Mehdiu (p.m.t.), do të shpaloset dhe madhështia e Allahut (k.m.t.) dhe do të nisë epoka e begatë, e udhëheqjes së Ehli Bejtit. Ja pra në atë ditë do të marrë fund, mizoria në rruzullin tokësor. Të tërë besimtarët muslimanë, do të bashkohen rreth dashurisë së Ehli Bejtit. Unë po ju përgëzoj se në të ardhmen, Ehli Bejti i Muhammedit (p.q.m.t.), do të udhëheqë mbarë botën”.
E Fshehta e Bujshme e Një Sauditi / Përhapja e Shpejtë e Doktrinës Shiite Në Mbretërinë e Arabisë Sudite
“Më tej Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, pas zhvillimit të një bisede më një nënshtetas saudit rrëfeu: “Një saudit më tha se, imami i xhamisë Kuba, pra xhamisë së parë në Islam, në Mbretërinë e Arabisë Saudite, është kthyer në një musliman shiit. Për më tepër më rrëfeu se, gjithashtu një gjykatës i një qarku, si dhe një profesor në Mbretërinë e Arabisë Saudite, janë shndërruar tanimë në muslimanë shiitë”. “Ndërsa sipas rrëfimit, të një tjetër nënshtetasi saudit: “Në ditët e sotme, nuk gjendet asnjë shtëpi saudite, e cila është e përbërë nga dy, ose me shumë muslimanë, që kanë përqafuar doktrinën shiite, si dhe kanë braktisur ideologjinë uehhabiste”.
“Vallë Si Po Ndodh Përqafimi i Doktrinës Shiite Nga Ana e Uehhabistëve Jemenas?!”
“Gjithashtu Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, na përshkroi dhe dukurinë e përhapjes së dashurisë ndaj Imam Aliut (p.m.t.). Ky i fundit rrëfeu: “Para disa ditësh pranë meje, në qytetin iranian të Kumit, erdhi një dijetar jemenas, i cili më kallëzoi: “Para gjashtëmbëdhjetë vitesh, mësuesi im i nderuar bënte fjalë, për veprën tuaj të shkruar, më ndihmën e mësuesit tuaj, Ajetullah Uahid Hurasanit. Megjithatë në atë epokë, unë nuk e pranova pra e mohova, me arsyetimin se kjo vepër, ishte një vepër e dijetarit shiit, sepse kishte bënte me Hadithin Thekalejn. Atëherë isha uehhabist, ndërsa sot kam pranuar doktrinën shiite. Unë u betohem se kjo doktrinë, po përhapet me hapa të shpejtë si rrufeja, në mesin e të rinjve uehhabistë jemenas”.
“Ajetullah Tabesiu, gjatë shpjegimit të arsyeve të kalimit, nga doktrina sunnite në atë shiite, të uehhabistëve jemenas, duke u nisur nga pohimet e dijetarit jemenas, uehhabistët jemenas të cilët tanimë janë ftohur, nga ndjekja e katër doktrinave sunnite, janë të prirur me zell të madh, që të hidhen në prehrin e ideologjisë uehhabiste. Më pas vijoi se, ideologjia uehhabiste, në pamje të jahtme, nuk ka asnjë dallim nga judaizmi, sepse si uehhabistët, ashtu dhe çifutët, gjithmonë janë orvatje dhe në ndjekje, të grindjeve dhe zënkave të njëpasnjëshme. Madje uehhabistët, të cilët kanë kryer shumë punë të shëmtuara dhe mëkatë të këqija, të cilat mbajnë firmën e tyre, duke gënjyer pa patur dijeninë më të vogël për doktrinën shiite, në çastin kur kanë mësuar me të vërtetë, se çfarë është doktrina dhe shkolla juridike shiite, pra pasi ishin të humbur dhe në rrugë të gabuar, pas mësimit të së vërtetës mbi doktrinën shiite, e kanë përqafuar me zemër këtë të fundit”.
Rëfimi Bombë i Dijetarit Jemenas: “Brenda Një Kohe Shumë Të Shkurtër Ideologjia Uehhabiste Do Të Varroset Në Koshin e Mbeturinave të Historisë!”
“Ajetullah Tabesiu pasi ka shënuar dhe përcjellur fjalët e dijetarit jemenas ka shtuar: “Lërmëni t’i bëj të ditur se këto fjalë, që dëgjova nga ky dijetar jemenas, dua t’ua vërtetoj, duke u treguar ato të vëreteta, që i kam parë me sytë e mi dhe i kam përjetuar personalisht: “Ajo që dua të them është se me të vërtetë, sunnitët sauditë dhe jemenas, po kalojnë çdo ditë e më shumë, në doktrinën shiite, duke braktisur përgjithmonë ideologjinë ehhabiste. Për më tepër, dua të theksoj se brenda një kohë shumë të shkurtër, epërisa numerike, e do të kthehet në anën e kundërt, pra ideologjia uehhabiste do të varroset, në koshin e mbeturinave të historisë”. “Kjo është gjendja për të cilën, na ka përgëzuar, vetë i dërguari i Allahut (l.m.t.). Si rrjedhojë, Muhammedi (p.q.m.t.) ka thënë: “Zemra e bashkësisë muslimane, do të mbushet plot e përlot me dashurinë e Aliut”.
Shprehja e Dashurisë Së Një Të Dashuri Të Imam Aliut (p.m.t.) Dhe Hidhërimi i Muauije Ibn Ebi Sufjanit
“Pranë fundit të intervistës, Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, e përshkroi dashurinë e një të dashuri të Imam Aliut (p.m.t.), me një shembull të marrë, nga historia islame duke kumtuar: “Njëherë Muauije Ibn Ebi Sufjani, iu drejtua një burri, i cili i kishte humbur të dy djemtë, në udhën e bekuar të Imam Aliut (p.m.t.) dhe e pyeti: “Vallë a ndjen ende dashuri, në zemrën tënde, për Imam Aliun (p.m.t.)?!” “Ndërsa ky burrë ia ktheu: “Betohem në Allahun se o kjo është vërtetë. Zemra ime është e tejmbushur, me dashurinë për Imam Aliun (p.m.t.). Më pas Muauije e pyeti sërish: “Po përse vallë?!” “Aliu nuk u tregua i mëshirshëm ndaj teje. Ai është shkaktari i vrasjes së dy djemve të tu, ndërsa djemtë e tij jetojnë ende”. “Megjithatë përgjigjia e këtij burri ishte mbresëlënëse: “Jo kjo nuk është e vertëtë, sepse ai ra dëshmor, ndërsa unë vijoj të jetoj!”
“Ndërsa në përfundim të intervistës, akademiku dhe profesori i shquar, i Qendrës së Dijeve Fetare, të qytetit iranian të Kumit, zotëri Ajetullah Nexhmuddin Tabesiu, duke na rikujtuar për herë të fundit, se dashuria e Imam Aliut (p.m.t.), do të pushtojë mbarë rruzullin tokësor, përfundoi: Muhammedi (p.q.m.t.) ka pohuar: “Në fundin e kohërave, dashuria e Imam Aliut (p.m.t.), do të pushtojë mbarë botën, deri në atë masë, sa armiqtë e Ehli Bejtit, do të pakësohen. Sërish në atë ditë, sa më shumë do të pakësohet fama e tyre, aq më tepër do t’i shtohen hidhërimet dhe poshtërimet e tyre!”
Sqarime të Nevojshme:
(f.m.t.) - falenderimi mbi të
(k.m.t.) - krenaria mbi të
(l.m.t.) - lartësimi mbi të
(p.m.t.) - paqja mbi të
(p.q.m.t.) - paqja qoftë mbi të
Burimi: Medya Şafak