Izrael

Udhëheqësi i opozitës siriane lavdëron Benjamin Netanjahun

Një udhëheqës i opozitës siriane ka lavdëruar Kryeministrin e Izraelit  Benjamin Netanjahun për ndihmën ndaj militantëve të plagosur gjatë luftës në Siri.


     Muhammad Badie i tha Radio Izraelit të premten se opozita siriane është mirënjohëse Netanjahut për vizitën e tij më 18 shkurt 2014, në një spital fushor në Lartësitë  e Golanit.


     Duke folur nga Stambolli, lideri i opozitës siriane shtoi se prezenca publike  e Netanjahut, pranë militantëve të plagosur paraqet një mesazh të rëndësishëm.


    Badie tha gjithashtu se ai dhe miqtë e tij e falënderojnë Kryeministrin e Izraelit, i cili shprehu publikisht mbështetjen për militantët e lënduar, sidomos pas dështimit të bisedimeve të fundit midis qeverisë siriane dhe opozitës në Gjenevë, Zvicër.


      Kanali i Izraelit -Izraeli Channel 2 News kohët e fundit transmetoi pamjet e një spitali të fshehtë fushor në Izrael, në Lartësitë e Golanit të pushtuara, ku trajtohen mbi 700 sirianë përfshirë militantë të plagosur gjatë  muajve të fundit.


      Vitin e kaluar, ushtria izraelite ka kryer të paktën tri sulme ajrore kundër Sirisë.


     Damasku thotë  se Tel Avivi dhe aleatët e tij perëndimorë janë duke ndihmuar grupet militante të el – Kaides që veprojnë brenda Sirisë.