Me lejen e Zotit, Shkatërrimi i Izraelit Është Afër
Më 16 Shtator 2016, gjatë ligjëratës së ditës së premte një ndër dijetarët më të rëndësishëm sunni në Liban, Shejh Mahir Hammud ka folur shkurtimisht për disa nga zhvillimet në rajon.
Ligjërata:
“Ndërsa shohim sesi sjellje të ndryshme kontraversale na shfaqen duke përdorur emrin e fesë Islame, ne i lutemi Allahut Teala që të na bëjë të qëndrueshëm në besim tek Ai. Ashtu siç edhe e gjejmë të shprehur në ajetin 74 të Sures Isra – Dhe sikur të mos të të kishim forëcuar Ne, pothuajse do të kishe anuar pak nga ata - (Përkth. Ajetit është marrë nga Prof. Hasan I. Nahi) jemi të vetëdijshëm se vetëm Allahu është Ai që mund të na bëjë të qëndrueshëm në besim tonë. Vështirësia e vërtetë që përjetojmë është se, qëndrimet për këto veprime që bien ndesh me fenë nuk i mbahet këtyre personave që bëjnë veprimin, por mbahet qëndrim kundër Islamit. Megjithatë, kështu, apo ashtu gjithmonë ka dhe do të gjenden njerëz që do të flasin të vërtetën përballë qëndrimeve perëndimore.
1. Në ligjëratën që ka mbajtur gjatë periudhës së haxhit, myftiu i Arabisë i ka përngjasuar iranianët dhe besimtarët shia me “Zoroastrianët” (besim politeist). Megjithatë menjëherë pas kësaj ligjërate që u mbajt në Araf, drejtuesi i haxhit, Halid El-Fajsal ka organizuar një konferencë për shtyp dhe në fjalimin e tij, në një farë mënyre ai u fokusua t’i jepte një përgjigje kësaj ligjërate. Deklarata e Halid El-Faysal se edhe këtë vit periudha e haxhit u përplotësua me sukses nuk mund të ishte më larg të vërtetës. Periudha e haxhit, e cila supozohet që t’i bashkojë në një saf të gjithë muslimanët, nuk duket të ketë qënë e tillë, duke lënë jashtë këtij safi sirianët, jemenasit dhe iranianët.
2. Një dijetar i ri saudit është shprehur se përsa i përket fetvasë të dy shejhve sauditë se bota është statike dhe nuk rrotullohet, në vend që t’i përgjigjemi me një shpjegim shkencor është më e udhës t’i përgjigjemi me një fetva fetare. Për fat të keq, ka edhe prej atyre që ndikohen nga këto mendësi. Mund të themi se janë pikërisht njerëzit produkt i pikëpamjeve të këtilla që, ndërsa e shpallin haram përdorimin e makinave nga gratë, nga nan tjjetër kanë legjitimuar derdhjen e gjakut në Jemen e Siri.
3. Nëpër media u përhapën dendur në mënyrë të ekzagjëruar fetva të këtilla ku disa dijetarë shii janë shprehur se vizita në varrin e Imam Hysejnit në Ditën e Arafatit është më e shpërblyeshme sesa kryerja e cermonisë së haxhit dhe u përhapen lajme se “haxhinjtë iranianë kanë zgjedhur ta kryejnë haxhin në Kerbela. Më pas u bënë deklarata të ndryshme, ku shpreheshin se këto pretendime nuk ishin të vërteta, apo se deklaratat ishin të vërteta që personat që i kanë thënë nuk janë dijetarë apo zyrtarë. ”
4. Në përvjetorin e kujtimit të vdekjes së Beshir El-Xhemajelit, disa persona u munduan që ta parqisnin atë si “Heroi i Libanit”. Megjithatë ekziston një e vërtetë e madhe e marrëdhënieve që ka pasur me Izraelin dhe faktit që ka bashkpunuar me këtë për pushtimin e Libanit në vitin 1982 – kjo e vërtetë i fshin të gjitha anët pozitive që ai mund të ketë pasur...
5. Amerika dhe Siria po bashkëpunojnë për t’i dhënë fund luftës në Siri. Ndërsa ne kujtojmë që nuk mund të presim që zgjidhja të vijë vetëm nga Rusia dhe Amerika, ndërsa duhet rikujtuar se Amerika ka dhënë një ndihmë që kap shifrën 38 miliardë dollarë, e cila do të vazhdojë për 10 vjet të tërë. Megjithatë, duke u mbështetur në besimin që ne kemi në Kur’an duhet të themi se Izraeli nuk do të mbijetojë edhe 10 vjet, kështu nuk do të ketë kohë t’i shpenzojë këto para. Sepse me lejen e Allahut fundi i Izraelit nuk është larg.
Është për të ardhur keq që, në një periudhë kur Amerika i ka ofruar Izraelit një mbështetje të këtillë ka vendosur që aleaten tjetër të saj, Arabinë Saudite ta gjykojë për përgjegjësinë e jetëve të humbura në sulmet e 11 shtatorit. Sepse organizatorët e këtij sulmi në shumicë kishin nacionalitetin e Arabisë Saudite... edhe pse janë armiq të vendit të tyre, ende mbajnë identitetin e sauditit... Nga ana tjetër, Amerika ka publikuar edhe një dokumentar ku tregon se Arabia Saudite i shkel të drejtat e njeriut dhe se i ka braktusur zonat e varfëra të vendit. Ndërsa Izraelit i është zgjatur dora e ndihmës, Arabisë Saudite po i dalin në pah krimet një e nga një. Kjo gjë na tregon hapur rolin e Amerikës në rajon. Amerika nuk është mik i asnjërit prej nesh!
Burimi: Rasthaber