Udhëheqësi Suprem i Republikës Islamike të Iranit: Islami nuk pranon modelet e pushteteve mbretërore, totalitare e diktatoriale
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik deklaroi se mesazhi kryesor i ngjarjes në Gadir është caktimi i "Imamatit" si një normë dhe princip i pushtetit islam.
Ajetullah Hamenei, Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik, në një takim të zhvilluar sot me mijëra përfaqësues të shtresave të ndryshme të popullit, duke i uruar muslimanët për festën e madhe të Ghadirit, theksoi: "Ngjarja në Gadir konsistoi në përcaktimin e principit të Imamatit në shoqërinë islame dhe dëshmoi se Islami nuk i pranon modelet e pushteteve mbretërore, personale, totalitare, arrogante, egoiste, pushtete që rendin pas luksit dhe epsheve".
Ai duke folur për tiparet e veçanta të Prijësit të Besimtarëve Imam Aliut (a.s.) e në veçanti mbi karakteristikat e qeverisjes së tij, si drejtësia, dhembsuria, udhëheqja e shoqërisë drejt besimit dhe largimi nga gjërat e kota dhe boshe të kësaj bote, theksoi:
" Besimi i thellë, flijimi në rrugën e Islamit, devotshmëria, modestia, guximi e trimëria janë disa nga veçantitë shpirtërore dhe njerëzore të këtij imami të madh."
Ajetullah Hamenei duke folur për rëndësinë e ngjarjes në Ghadir, theksoi:" Zoti ia bëri të qartë Pejgamberit të Nderuar (a.s.) se plotësimi i misionit të shpalljes do të realizohej me shpalljen e Imamatit. Faktet dhe provat për këtë janë të shumta e të pamohueshme, por besimi dhe shprehja e kësaj të vërtete nuk duhet të bëhet në atë mënyrë që të provokohen ndjenjat e vëllezërve të Ehli Sunetit, sepse një veprim i tillë do të ishte larg shembullit të veprave të imamëve të ndritur.
" Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik duke theksuar nevojën e unitetit në botën islame, shtoi:" Ata që provokuan ndjenjat e vëllezërve muslimanë në fakt ishin "shiitë anglezë" dhe rezultati ishte shfaqja e grupeve mizore e xhahile të varura nga Amerika dhe shërbimi agjenturor i Anglisë, si ISIS dhe Al Nusra, që kanë kryer krime dhe shkatërrime të mëdha në rajon."
Ajetullah Hamenei tha se në kushtet aktuale objektivi kryesor i armiqve është dëmtimi i ekonomisë së Iranit me qëllim që t'a bëjnë popullin të pakënaqur nga qeveria dhe shtoi:
"Në këto kushte, dëtyra e qeverisë, kuvendit dhe funksionarëve të sektorëve të ndryshëm si dhe e shtresave të popullit është realizimi me sukses i modelit të ekonomisë rezistente."
Udhëheqësi Suprem i Revolucionit Islamik lëvizjen e përgjithshme të Republikës Islamike të Iranit, në sajë të të rinjve të panumërt që bëjnë përpjekje të parreshtura për ringjalljen e Fesë Islame, e konsideroi të mirë dhe shtoi:
" Këta të rinj do të gjunjëzojnë çdo armik, duke përfshi Amerikën dhe regjimin sionist."
Burimi: IQNA News