Palestine

Universiteti Amerikan pezullon kursin e Historisë Palestineze

Universiteti i Kalifornisë, Berkeley
Universiteti i Kalifornisë, Berkeley

Një universitet, që renditet në top-listë në Shtetet e Bashkuara ka pezulluar një kurs akademik të Historisë Palestineze në mes të semestrit, pas akuzave që i janë bërë se ky kurs propagandon pikëpamje anti-semite dhe indoktrinon studentët kundër Izraelit.

Universiteti i Kalifornisë në Berkeley ka anulluar kursin "Palestina: Një Analizë e Kolonizimit të të Ardhurve", ky vendim ka ardhur si pasojë ankesave që universiteti ka marrë nga 43 grupime pro-Izraelite dhe hebraike duke pretenduar se ky kurs një kreditor përmban prirje politike dhe i inkurajoi studentët që të urrejnë regjimin e Tel Aviv dhe "të marrin masa për ta eliminuar atë."

Grupimet mbrojtëse të pezullimit kanë shprehur shqetësimin se ky kurs ka për qëllim që t’u përxjellë studentëve idenë "se Izraeli është një shtet i paligjshëm i kolonizimit të të ardhurve" dhe se librat e rekomanduarë shtesë në planin mësimor të tij ishin "në mënyrë të paskrupullt një paragjykim anti-Izraelit."

Kancelarja e Berkeley, Nicholas Dirks ka konfirmuar pezullimin, duke pretenduar se ky kurs "nuk ka arritur një shkallë të mjaftueshme të shqyrtimit për t’u siguruar se ky program i përmbush të gjitha standardet akademike të Berkeley."

Kjo deklaratë ka ardhur ndërkohë që Paul Hadweh, përfaqësuesi i kursit, në një deklaratë është shprehur se “janë ndjekur të gjitha hapat në pajtueshmëri me të gjitha politikat dhe procedurat e nevojshme për krijimin e kursit.”

Më pas ai ka shtuar se: “Kursi është testuar dhe mbështetur plotësisht nga këshilltari i fakultetit, shefi i departamentit dhe nga Komiteti i Senatit Akademik mbi Kurset e Udhëzimit.”

Hadweh është shprehur se “Lëvizja që Berkeley ndërmorri për të pezulluar një kurs të udhëhequr nga studentët është një shkelje flagrante e lirisë akademike.”

Në të njëjtën kohë, përgjigja e Hatem Bazian, sponsorit të kursit në fakultet i është përgjigjur kështu kësaj lëvizjeje për pezullim: “Kjo lëvizje është jashtëzakonisht e dobët, ofenduese dhe e turpshme për universitetin.”

Më pas ai ka vijuar duke thënë se “Fakti që diçka është kontraversale nuk do të thotë që është domosdoshmërisht antisemite. Ky kurs nuk është përdhosës për asnjë hebre.”

Kritikët e këtij kursi i kanë akuzuar si Hadweh, ashtu edhe Baznin se “të dy kanë orientime politike radikalisht anti-sioniste.”

Kjo foto është bërë në 7 mars 2016 ku tregohen ndërtesa në konstruktim në vendbanimet e jashtëligjshme të izraelitëve në Har Homa në lindje të Jeruzalemit

Që prej vitit 1967 të pushtimit izraelit të territoreve të Palestinës, konkretisht West Bank dhe Jeruzalemi Lindor, Kutsi më shumë se gjysmë milioni izraelitë jetojnë në 230 vendbanime të jashtëligjshme që kanë filluar të ndërtohen që prej asaj kohe.

Shumë nga komunitetet ndërkombëtare i cilësojnë vendbanimet izraelite si të jashtëligjshme, kjo për faktin se territoret ku këto vendbanime janë ndërtuar janë marrë në zotërim nga Izraeli nëpërmjet luftës, për këtë arsye këto territore janë objekt i Konventave të Gjenevës, të cilat e ndalojnë ndërtimin në tokat e pushtuara.

Pavarësisht gjithë kësaj, regjimi izraelit vijon që të ndërtojë akoma më shumë vendbanime, si dhe të zgjerojë ato ekzistenciale.

Izraeli është shteti marrës më kumulativ i asistencës së jashtme të ShBA-së që prej Luftës së Dytë Botërore. Sipas një raporti të kohëve të fundit të Kongresit, që prej vitit 1962 mështetja ushtarake e Amerikës në favor të Izraelit ka kapur shifrat e $124.3 miliardë.

Në territoret e pushtuara të palestinezëve janë dëshmuar tencione të reja që kur forcat pushtuese izraelite në gusht të vitit 2015 kanë vënë pengesa për hyrjen e besimtarëve palestinezë në Xhaminë Al-Aksa, e cila gjendet në Jeruzalemin Lindor, Kutsi.

Që prej fillimit të tensione në tetor të vitit që lamë pas, më shumë se 240 palestinezë kanë gjetur vdekjen nga duart e forcave izraelite.

Burimi: Press TV