SHBA-të sulmuan ushtrinë siriane
Sipas informatave më të reja, të cilët sonte i ka publikuar organizata opozitare SOHR, në sulmin e forcave ajrore amerikane mbi pozitat e ushtrisë siriane në afërsi të qytetit lindor sirian Deir al Zor janë vrarë së paku 80 ushtar sirian ndërsa rreth 100 janë plagos. Informatën për sulmin amerikan e ka vërtetuar edhe ushtria siriane. Burimet nga tereni theksojnë se sulmet ajrore amerikane e kanë hapur rrugën terroristëve që të sulmojnë ushtrinë siriane në lokacionin Jebel Tharda.
Komanda e përgjithshme e ushtrisë siriane ka publikuar sonte në televizionin shtetëror se avionët e koalicionit amerikan kanë bombarduar pozitat e ushtrisë siriane në afërsi të qytetit Deir ez Zor në veri të vendit. Nëse këto informata janë të sakta , kjo do të ishte konflikti i parë drejtpërdrejtë në mes ushtrisë amerikane dhe ushtrisë siriane nga fillimi i konfliktit sirian.
Forcat ajrore amerikane disa vite me rrallë veprojnë në hapësirën siriane, por caqet e tyre gjer tani ishin ekskluzivisht pozitat e organizatave terroriste të ISIS-it dhe Frontit Al Nusra.
Në rast se vlerësohet se sulmi është kryer, dhe se fjala është për sulmin e qëllimshëm e jo të rastësishëm, atëherë kjo do të paraqet eskalim serioz në situatën momentale komplekse në Siri.
Burimi: advance.hr