Izrael

SHBA-të i japin 38 miliard dollar Izraelit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ofrojë ndihmë ushtarake Izraelit në vlerë prej 38 miliard dollar gjatë periudhës së ardhshme dhjetëvjeçare, sipas marrëveshjes së nënshkruar të mërkurën, ka publikuar agjencia e lajmeve Reuters. Bëhet fjalë për pakon më të madhe të ndihmës ushtarake në historinë amerikane dhënë Izraelit, me të cilin aleatit më të mirë amerikan në Lindjen e Afërt do të i mundësohet ripërtëritja e flotës ushtarake ajrore, artilerisë si dhe forcimi i sistemit raketor mbrojtës, ka deklaruar një zyrtar i lartë amerikan. Marrëveshja e re përfshin etapën prej vitit 2019 gjer në 2028 dhe paraqet pakon më të madhe amerikane të ndihmës dedikuar një shteti. Marrëveshja e tanishme, e cila është në fuqi nga viti 2007 dhe përfundon më 2018, është në vlerë prej 30 miliard dollar.

“Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe unë jemi të bindur se marrëveshja e re do të sjell kontribut të rëndësishëm sigurisë së Izraelit nga rrethimi në të cilin gjendet dhe i cili është akoma i rrezikshëm për të”, ka deklaruar presidenti amerikan Barack Obama në deklaratën e publikuar. Nënshkruesit e marrëveshjes ishin zëvendësi i sekretarit shtetëror amerikan Thomas Shannin dhe kreu i Këshillit për sigurinë kombëtare të Izraelit Jacob Nagel. Sipas shënimeve të cilin i ka publikuar Shtëpia e Bardhë, marrëveshja përfshin ndihmën në vlerë prej 3,3 miliard dollar për financimin e ushtrisë së Izraelit, 500 milion dollar në vit për financimin e sistemit raketor izraelit si dhe shuma financiare për blerjen e 33 avionëve ushtarak F-35, nga të cilët dy avionët e parë do të dërgohen në dhjetor të këtij viti Izraelit. Gazetarja Patty Culhane raportoi nga Washingtoni se shuma prej 3,8 miliard dollar nuk është shumë e ndryshme në raport me atë se çka ka fituar Izraeli në vitin 2015 dhe 2016.”Në vitin 2015 Kongresi i ka dhënë Izraelit 620 milion dollar për sistemin mbrojtës  raketor, ashtu që Izraeli do të fitojë shumën  e njëjtë sikurse më parë”. Marwan Bishara analisti politik thotë se Obama do të duhet të jep përgjigje pse e ka nënshkruar SHBA-ja këtë kontratë me Izraelin.”Pse ndihma amerikane ushtarake po shtohet, e nuk po zvogëlohet, Dhe çfarë ndodh? Politika izraelite po bëhet edhe më radikale. Sot, sikurse edhe gjatë 40 viteve të kaluara”.

Efraim Inbar, profesor në Universitetin Bar-Ilan në Izrael ka thënë se për Izraelin  është e nevojshme kjo marrëveshje që të modernizojë sistemin e vet ushtarak, duke përfshirë avionët dhe sistemin raketor.”Pasi që ekzistojnë shumë kërcënime. Irani mund të jetë nuklear, grupi i armatosur ISIS është akoma aty, ekziston mundësia e eskalimit rreth kufijve në Rrafshnaltën e Golanit”, ka deklaruar Efraim Inbar.

Burimi: Al Jazeera