Politika e Arabisë Saudite bazohet në krijimin e përçarjeve mes popujve muslimanë
Përfaqësuesi i Udhëheqësit Suprem për çështjet e Haxhit ka thënë se politika e Arabisë Saudite bazohet në krijimin e përçarjeve mes popujve muslimanë.
Ali Gazi Asgar, i pranishëm në ceremoninë e përkujtimit të shehidëve iranianë në tragjedinë e Minasë, ceremoni e cila u mbajt në Teheran, pasi hodhi poshtë pretendimet e Arabisë Saudite se Teherani mundohet të përçajë muslimanët, tha se në plan të parë të politikës së Arabisë Saudite është krijimi i përçarjes në Ummetin Musliman me qëllim që Familja Mbretërore Al Saud të mbulojë gabimet, pakujdesinë dhe paaftësinë e saj në administrimin e ceremonisë së Haxhit.
Përfaqësuesi special i Udhëheqësit Suprem për çështjet e Haxhit, citoi një thënie të Imam Humejnit (r.a.) i cili ka theksuar miqësinë dhe unitetin mes muslimanëve shiitë dhe muslimanëve sunnitëve dhe tha se kjo thënie dëshmon se Irani gjithmonë kërkon bashkimin e Botës Islame, por Familja Mbretërore Al Saud, ceremoninë e Haxhit e përdor për interesa politike.
Ali Gazi Asgar ndër të tjera tha: Pushtetarët Al Saud gjatë ceremonisë së Haxhit, ofendojnë muslimanët shiitë dhe muslimanë sunitët dhe haxhinjtë iranianë i quajnë të pafe në një kohë kur vizitorët kanë shkuar për të vizituar Shtëpinë e Zotit.
Sa i përket pengesave të Arabisë Saudite për të trajtuar problemet e muslimanëve gjatë ceremonisë së Haxhit, z.Ali Gazi Asgar tha:
Këto pengesa bëhen në kohën kur Haxhi është mundësia më e mirë për të gjetur zgjidhje për çështje si Palestina, Iraku, Libani, Jemeni, Bahrejni dhe vende të tjera islame. Përfaqësuesi i udhëheqësit suprem për çështjet e Haxhit foli mbi mbytjen e shtatë mijë haxhinjve, mes tyre 464 haxhinjve iranianë, në tragjedinë e Minasë dhe tha;
Këta njerëz kanë rënë viktima për shkak të paaftësisë së regjimit Mbretëror të Arabisë Saudite -Al Saud në administrimin dhe drejtimin e ceremonisë së Haxhit.