Liban

Hizbullahu:Tragjedia në Mina nuk do të harrohet

Fraksioni  Hizbullah në Kuvendin e Libanit  në një deklaratë tha se  tragjedia në Mina nuk do të harrohet dhe Arabia Saudite duhet të rishikojë politikat e saj. 

Deklarata thotë se Arabia Saudite duhet të braktisë  arrogancën e saj, armiqësinë  dhe egoizmin dhe duhet të rishikojë politikat dhe llogaritjet e saj, sepse pas-tronditjes të rolit të saj të prishur do të prish pozicionin e saj, efektivitetin dhe strukturën.

Deklarata me rastin e Festës së Kurban-Bajramit uron BotënMuslimane dhe theksoi se tragjedia e dhimbshme  në  Mina në vitin e kaluar, 2015, ku  mijëra haxhinjë u mbytën , ishte qartazi rezultat i keqmenagjimit të sauditëve, dhe ata duhet të pranojnë përgjegjësitë e tyre.

Ai tha se roli destruktiv i regjimit saudit në Liban, Siri, Irak, Egjipt, Jemen, Bahrejn, Iran dhe në vendet e tjera ka shkaktuar kriza, konflikte dhe luftëra dhe i ka bërë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën dhe për të krijuar sigurinë dhe stabilitetin në rajon të dështojnë.

Arabia Saudite është kritikuar ashpër rreth trajtimit të incidentit të saj në Mina dhe kritikët kanë thënë se Arabia Saudite  është e paaftë për të mirë-pritur, organizuae, asamblenë vjetore të Haxhit.

Shtrydhja në vitin e kaluar ka ndodhur pasi  dy masa të mëdha të haxhinjve u përplasën në një udhëkryq në Mina gjatë ceremonisë simbolike ku gjuhet me guralecë Shejtani në Xhamarat më 24 shtator 2015.

Arabia Saudite thotë se rreth 770 njerëz u mbytën në këtë incident, por zyrtarët iranianë thonë se rreth 4,700 persona kanë humbur jetën në këtë tragjedi. Numri i viktimave të Iranit është të paktën 464, numri më i lartë në mesin e të gjitha shteteve.

Tragjedia erdhi ditë pasi një vinç masiv ndërtimi ra në Xhaminë e Madhe të Mekës, duke mbytur  më shumë se 100 njerëz dhe duke lënë mbi 200 të tjerë të plagosur.

Sipas të dhënave nga ana e Organizatët  Iraniane të Haxhit, 11 haxhinj iranianë janë mbytur  dhe 32 të tjerë u lënduan në këtë fatkeqësi.// 

Burimi: IRNA