Siria

Komandanti i lartë i al-Nusra u vra në Alepo të Sirisë

Komandanti i lartë ushtarak i Xhabhat  Fateh al-Sham, një ish-degë e al-Kaidës në Siri, u vra në një sulm ajror që ishte në shënjestër gjatë një takimi të udhëheqësve të grupit, thanë  dy burime të rebelëve të enjten.

Abu Omar Sarakeb u vra në një sulm ajror në rrethin e Aleppo, ku grupi ka qenë duke luajtur një rol të rëndësishëm në betejat e vazhdueshme kundër trupave të ushtrisë siriane. Shtetësia e avionëve që goditën vendin nuk është e njohur ende.

Një burim tha për Agjencin Reuters se militantët ishin në një bunker  të fshehtë në fshatin Kafr Naha. Ka pasur raporte të pakonfirmuara se disa figura të tjerë të larta janë të plagosur apo janë vrarë.

Dega e fuqishme  e Al Kaidës në Siri, , Fronti al-Nusra, njoftoi në korrikun e kaluar se ajo ishte duke i dhënë fund marrëdhënieve të saj me rrjetin militant global  të themeluar nga Osama bin Laden.

Burimi: ARA