Jemeni

Prof. Shejh Ahmed Kerima, dijetarë sunni: Militantët saudite të vrarë në Jemen nuk janë shehidë

Shejh Ahmed Kerima
Shejh Ahmed Kerima

Sipas agjencisë së lajmeve Ehl ul Bejt - ABNA - takimi i fundit i udhëheqësve sunnitë në lidhje me thelbin e këtij besimi i cili u mbajt në Çeçeni ishte shumë i diskutueshëm.

Është interesant se Vehabizmi nuk është përfshirë në kategorinë e Islamit sunnit dhe kjo shkaktoi një zemërim tek misionarët sauditë  Vehabi.

Shejh Ahmad Kerimah,  profesor i Sheriatit Islam në Universitetin e Al-Azhar tha për faqen News –Analys website  Al-Vaght se "takimi në Çeçeni u mbajt për të qartësuar kuptimin e Islamit Sunnit dhe për të hequr imazhin e shtrembëruar të Vehabive që  kanë krijuar për Islamin Sunnit"  

Ai vuri në dukje diversitetin shkencore në Al-Az’har dhe u shpreh se ky institucion nuk do t’i të dëboj  çfarëdo grupi  besimtarësh dhe i konsideron shiitët dhe zajditë muslimanët dhe i respekton ata dhe shtoi se "Nuk ka dyshim se gjarpërinjtë helmues janë  mërzitur për shkak se Al-Azhar nuk i përmend emrat e tyre si muslimanë. Vehabizmi është një sekt pervers. ata janë apostatë dhe i përjashtojnë të gjithë duke përfshirë edhe "Ebu el-Hasan el-Esh'ariut", "Ebu Mansur el-Maturidiut", Al-Azharin, shiitët  dhe zejditë. Nëse bota është në kërkim për të çrrënjosur terrorizmin, atëherë duhet të dalë kundër  Veahabizmit  sepse ata janë rrënja e gjithë rebelimit dhe konfliktit. Nuk ka dyshim se ata do të kritikojnë këtë takim, edhe pse ne nuk e përjashtuam askend , nuk iu themi qafira, dhe në fakt  kam shpresë për t’u takuar  me vëllezërit tone  musliman  shiitë dhe vëllezërit Ibadi në takimet e ardhshme "

Ai më pas u shpreh se Vehabitë janë pas trajnimeve të terroristëve në Azinë Qendrore dhe deklaroi se ata kanë helmuar mendjet e të rinjve dhe i kanë kthyer ato në lëndë djegëse për sulmet e tyre terroriste. 

Duke theksuar rreth pushtimit të Arabinë Saudite në Jemen tha "militantët sauditë dhe të emirateve të cilët janë vrarë në luftën kundër Jemenit  nuk janë  shehidë (dëshmorë). Vetëm ata që janë vrarë nga sulmet saudite janë shehidë.  Ka një ndryshim midis pushtuesit dhe viktimës. Ju mund të konsideroni këtë si një fetva se militantët që janë vrarë  për  koalicionin Saudi-Emirate nuk janë shehidë "

Ai theksoi se Arabia Saudite ka krijuar disa shkolla në Azinë Qendrore për të përhapur ideologjinë ekstremiste dhe tekfiriste. Të rinjtë po indoktrinohen nga propaganda  anti-shiite dhe  ideologjisë Ibadiste dhe po bashkohen me grupet terroriste.// ABNA24