Iraku

Drejtorisë së financave të ISIS-it në Mosul iu vu zjarri

Drejtoria kryesore e financave e ISIS-it në Mosul iu vu zjarri të martën, si  rezultat është dëmtuar rëndë objekti  dhe çdo gjë që ishte brenda.

Një burim i këshillit provincial  në Ninive ka deklaruar të martën se Departamenti i Financave i cili ishte në një ndërtesë tre-katëshe në qendër të Mosulit  u dogj nga zjarri,  duke i shkaktuar   dëme serioze financiare grupit ekstremist, ISIS-it.

ISIS-i  e trajton zjarrin si zjarrvënie dhe deri më tani ka arrestuar drejtorin e departamentit dhe pesë nga ndihmësit e tij, por kryerësit e aktit të zjarrëvënjes mbeten të paidentifikuar. 

Sipas burimeve lokale, zjarri është përhapur në një depo armësh në afërsi  të ndërtesës së financave që çoi në një shpërthim të madh përbrenda.

Pasi ISIS-i ka humbur një pjesë të madhe të territorit të nga Forcat  Irakiane dhe Peshmerga, veçanërisht në rrethin Kajjara në Mosulin jugor, grupi terrorist po kalon nëpër një gjendje të tmerrshme të mungesës së moralit dhe besimit në anëtarët e vet.// BASNEWS