Korea Veriore kreu provën më të fuqishme nukleare
Korea Veriore sot e ka kryer provën e pestë më të fuqishme të armës nukleare , e cila ka shkaktuar eksplodimin më të fuqishëm se bomba atomike e hedhur mbi Hiroshima, ndërsa mundësia e kësaj arme nukleare është se mund të montohet në raketat balistike.”Ekspertët tanë nuklear kanë testuar armën nukleare më të zhvilluar gjer tani në poligonin verior për testim”, është thënë në televizionin shtetëror koreano-verior. “Standardizimi i armëve nukleare do të mundësojë Koresë Veriore që të prodhojë koka bërthamore më të vogla, më të lehta, por shumë më operative dhe me fuqi më të madhe shkatërruese”, theksohet në deklaratën e Pjonjgianit të vendosur në portalin e agjensionit qendror koreano-verior(KCNA).
Në Korenë Veriore të premten në mëngjes u shënua tërmeti me fuqi 5,3 shkallë Rihter. Agjensionet e huaja lajmin e kanë përcjell me dyshimin se bëhet fjalë për provën më të re nukleare. Zyrtari koreano-jugor ka thënë se beson se bëhet fjalë për provën nukleare. Sipas fuqisë së shpërthimit, supozohet se arma nukleare ishte me peshë 20 gjer në 30 kiloton, cekin analistët, me ç’rast ky është sulmi më i fuqishëm nuklear.
“Partia jonë përgëzon shkencëtarët tanë nuklear në testimin e suksesshëm të kokës nukleare”, ka përcjell televizioni shtetëror. Televizioni cek se tani Koreja Veriore është në gjendje të vendos koka bërthamore edhe në raketa balistike. Poashtu cek se nuk ka pas rrjedhje e materialit radioaktiv.
Koreja Veriore ka kryer sot testimin e armës nukleare në kombinim me zhvillimin e raketës mobile balistike, që paraqet kërcënim vdekjeprurës Japonisë, ka deklaruar ministrja e mbrojtjes japoneze Tomomi Inada.
Të gjithë duhen treguar përmbajtje dhe shkaktimi i kaosit apo luftës në gadishullin korean nuk është në interesin e askujt, theksoi agjensioni kinez i lajmeve Hsinhua në reagimin e par pasi që Korea Veriore ka kryer provën e pestë nukleare, gjer tani më të fuqishme. Prova nukleare koreano-veriore nuk është e urtë, por as vendimi i Koresë Jugore të shpërndajë sistemin antiraketor poashtu dëmton baraspeshën strategjike në rajon, vlerëson Hsinhua.
Kryetarja koreano-jugpre Park Geun Hje ka deklaruar se Korea Veriore me kryerjen e provës nukleare qartë e ka shkel Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë e ka provokuar bashkësinë ndërkombëtare.// globalcir