Imad Mugnie: Kujtimet familjare do të mbeten përgjithmonë të gjalla
Vajza e Shehid Imad Mugnie, Fatma Imad Mugnie ka folur kështu për faqen e internetit El-Menar: “Më parë nuk e dija që isha vajza e një prej komandantëve të Hizbullahut. Më merr shumë malli për heshtjen e tij të hijshme, qenshmërinë e dhe bukurinë e tij. Më pëlqente shumë që ta ndiqja në ato që bënte. Ndjej se kam nevojë ta rikujtoj dhe jetësoj herë pas here këtë moment, këtë skenë. Këta janë njerëz të Allahut.”
Vajza e Shehid Imad Mugnie, Fatma Imad Mugnie ka folur kështu për faqen e internetit El-Menar: “Më parë nuk e dija që isha vajza e një prej komandantëve të Hizbullahut. Më merr shumë malli për heshtjen e tij të hijshme, qenshmërinë e dhe bukurinë e tij. Më pëlqente shumë që ta ndiqja në ato që bënte. Ndjej se kam nevojë ta rikujtoj dhe jetësoj herë pas here këtë moment, këtë skenë. Këta janë njerëz të Allahut.”
Në daljen e saj të parë në media, që prej atentatit nga sionistët në vititn në Siri, nëpërmjet këtij reportazhi Fatma ka ndarë shumë kujtime të saj me liderin e madh Imad Mugnie
Në vizitën që i bëmë saj, në shtëpinë e saj në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ajo është shprehur kështu për faqen tonë në internet: “I ngjaj shumë atij, po kështu edhe Xhihadi...”
Ndërsa kërkonte në dhomën e saj ndonjë kujtim të të atit mërmëriti me zë të ulët “U bëtë shkak që të lundrojë në kujtimet e tij.” Morri në duar një foto të familjare të fëmijërisë, në të cilën gjendej edhe babai i saj. Në atë foto na tregoi vëlain e saj të vogël, Xhihadin duke e treguar me gisht “Xhihadi është ky fëmija bjond.” Ai ra dëshmor në sulmin e fundit të drejtur antarëve libanezë të rezistencës, të vargsulmeve në Kuneitra të Sirisë ku ishin marrë në objektivë përfaqësuesit e Hizbullahut, në të cilin ranë dëshmorë 7 luftëtarë, përfshirë këtu edhe Gjeneralin iranian.
Fatma vazhdoi kështu në rrëfimine kujtimeve të saj: “Sa herë që pyesja kur isha e vogës se, ku ishte babai im, nëna ime më përgjigjes se ai po rendte pas shenjave të Imam Mehdit. Nëna ime e shihte si të shenjtë punën që babi ynë bënte për ideologjinë tonë.”

Duke u pikënisur nga kjo gjë merren masa për sigurinë e Imadit dhe mirëmbajtjen e familjes së tij. Bashkëshortja e Imadit i kishte porositur Fatmën dhe vëllezërit e saj më të vegjël që të mos e vononin babain e tyre për në punë, të mos i bënin pyetje rreth vendeve ku ai shkonte, apo edhe të mos i dëgjonin bisedat e tij telefonike.
Fatma u shpreh se me kalimin e kohës ata ishin mësuar me këtë situatë dhe se derisa kishte arritur në një moshë të pjekur, ajo kurrë nuk e kishte kuptuar natyrën e punës që i ati bënte. Megjithatë, duket se ajo e kishte kuptuar në moshë të hershme se babai i saj ishte një prej atyre që kërkohej nga organizatat e shërbimeve të inteligjencës në mbarë botën.
Fatma në ka trasmetuar kështu: “të gjithë ne ishim të kujdesshëm që të mos gjendnim në sy të të gjithëve foto të tij. Ishim të vetëdijshëm se nuk duhej në asnjë formë apo mënyrë që ta ekspozonim atë, dhe askush nuk mund ta ekspozonte pa dijeninë e tij. Mbrojtja e tij ishte një pjesë e detyrës sonë. Ne ishim gjithmonë të kujdeshëm që askush të mos na ndiqte. Adresa jonë e shtëpisë ishte gjithmonë e fshehtë. Ndonjëherë jetonim në dy dhoma që gjendedhin në zyrën e punës së Hizbullahut. Pavarësisht këtyre vështirësive nëna jonë arrinte me sukses që të krijonte një atmosferë pozitive. Ne ishim shumë të lumtur asokohe.”
Në vazhdim Fatma shprehet se: “babai mori pjesë në dasmën time dhe madje kemi disa fotografi bashkë, megjithatë unë isha shumë e shqetësuar për sigurinë e tij. E harrova faktin që isha nusja dhe fillova të vëzhgoj të gjithë ata që ishin prezentë në cermoni që askush të mos merrte prova të prezencës së tij aty.”
Vajza e Haxh Imadit kujton këto momente të bukura të dasmës së saj, gjithashtu kujton si para dhe pas daljes me babain e saj këndonin himne të Hizbullahut, ajo thotë se ai kishte një zë shumë të bukur.
Marrëdhënia Baba-Bijë
Fatma vazhdon të na tregojë sesi marrëdhënia e saj me Haxh Imadin ishte e jashtëzakonshme. Ajo na tregon se bisedat e tyre reciproke i kalonin kufinjtë e bisedave të thjeshta ku tregonin detajet më të vogla të ditës, ata flisnin gjithashtu edhe për strategji dhe teknika të ndryshme.
“Nëse ai do të ishte akoma në mesin tonë, bisedat tona të përbashkta do të ishin thelluar edhe më tej do të kishin arritur në dimensionet ideologjike dhe ndjesimore nëpërmjet këndvështrimeve të tij, që aq shumë kam nevojë.”
“Edhe Xhihadi thoshte se nëse babai ynë do të ishte ende në mesin tonë, ai do të ishte shumë i lumtur të na shihte sesa ishim pjekur dhe ndërgjegjësuar” – ka shtuar Fatma, e cila na rikujton se në kohën kur Imad Mugnie ra dëshmorë ata ende nuk e kishin arritur pjekurinë dhe veçanërisht Xhihadi ishte ende i vogël.
Një Baba, Një Mësues
Fatma na foli për gjentjet e Haxh Imadit nisur nga veçantësia e tij për pasionin e pashterueshëm. Ajo na trasmetoi një ngjarje që kishte ndodhur kur ai po e ndihmonte gjatë periudhës së provimeve.

Mbaj mend se nuk kisha mundur që të përgatitesha për provimin e menaxhimit, në vitin e dytë të studimeve të mia në shkencat politike. Babai ma mori librin dhe po atë natë i mësoi të gjitha temat që të mund të m’i përmblidhte. Të nesërmen ai më thirri në zyrën e tij dhe më shpjegoi të gjitha temat. Në këtë mënyrë arrita që të përgatitesha për provimin që kisha një ditë më pas.”
Hobit e tij
“Babai im e urrente duhanin, po kështu urrente edhe nargilen. Babait tim i pëlqenin ushqimet tradicionale të ‘Laban Emmo', tost me djath dhe çaji. Humusi me kanellë dhe karkalecat. Babai im ishte pasionant ndaj muzikës dhe rezistencës. Atij i pëlqente shumë violina.”
Fatma është e sigurtë se vetë Haxh Imadi, madje edhe vëllai i saj Xhehadi nuk janë larguar nga kjo botë: “Unë i ndjej ata çdo ditë... Ata jetojnë dhe unë jam e sigurtë për këtë. ”
Vajza e tij arrin ende ta ruaj qetësinë edhe pas rënjes dëshmor të Imad Mugnies, ashtu siç e ruante kur ai ende jetonte.
“Edhe tani, në mungesë të tij ende e ndjej veten të sigurt, të paktën aq sa e ndjeja veten të sigurt në pranë e tij.” Fatma thekson se armiqëve të tyre u mungon kjo qetësi.