Amerike

Ushtritë më të fuqishme në botë

Global Firepower (GFP) publikoi  pasqyrën analitike të forcave të tanishme ushtarake në botë për vitin 2015. Në pasqyrë janë të përfshirë 125 shtete. GFP i përshkruan kapacitetet potenciale konvencionale për luftë të shteteve të tanishme në tokë, ajër dhe ujë. Prej shteteve të Ballkanit janë të përfshira Kroacia, Serbia, Sllovenia dhe Bosnja e Hercegovina. Kroaci gjendet në tabelë në vendin e 68-të, Serbia në vendin e 83-të, Sllovenia në vendin 111 dhe Bosnja e Hercegovina në vendin e 120-të.

         Top 10 –shi i forcave më të fuqishme ushtarake në botë:

SHBA-ja: forcat e armatosura aktive 1.400.000, forcat rezerve aktive 1.100.00,  buxheti ushtarak 581 miliard dollar, borxhi i jashtëm 17.260 miliard.

Kina: forcat e armatosura aktive 2.335.000, forcat rezerve aktive 2.300.000, buxheti ushtarak 155, 6 miliard, borxhi i jashtëm 950 miliard.

Rusia: forcat e armatosura aktive 766.000, forcat rezerve aktive 2.485.000, buxheti ushtarak 46,6 miliard, borxhi i jashtëm 599 miliard.

Britania e Madhe: forcat e armatosura aktive 155.000, forcat rezerve aktive 182.000, buxheti ushtarak  55 miliard, borxhi i jashtëm 9.219 miliard.

India: forcat e armatosura aktive 1.325.000, forcat rezerve aktive 2.143.000, buxheti ushtarak 40 miliard, borxhi i jashtëm 459 miliard.

Franca: forcat e armatosura aktive 205.000, forcat rezerve aktive 195.770, buxheti ushtarak 40 miliard, borxhi i jashtëm 5.496 miliard.

Japonia: forcat e armatosura aktive 250.000, forcat rezerve aktive 57.900, buxheti ushtarak 40 miliard, borxhi i jashtëm 5.180 miliard.

Gjermania: forcat e armatosura aktive 180.000, forcat rezerve aktive 145.000. buxheti ushtarak 36 miliard, borxhi i jashtëm 5.597 miliard.

Italia: forcat e armatosura aktive 320.000, forcat rezerve aktive 42.000, buxheti ushtarak 34 miliard, borxhi i jashtëm 2.459 miliard.

Turqia: forcat e armatosura aktive 410.500, forcat rezerve aktive 185.630, buxheti ushtarak 18 miliard, borxhi i jashtëm 400 miliard.