Liban

Nasrallah: Arabia Saudite prapa terrorizmit në Lindjen e Mesme

Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut Sejjid Hassan Nasrallah thotë se Arabia Saudite  armatosë dhe financon grupet tekfiriste, terroriste në Lindjen e Mesme.


    Udhëheqësi i Lëvizjes Libaneze të Qëndresës bëri këtë koment të dielën gjatë një fjalimi televiziv, me rastin e një ceremonie në Bejrutin Jugor për të përkujtuar martirizimin e komandantëve të rezistencës.


      Nasrallah tha se grupet tekfiriste të përkrahur nga sauditët kanë mbjellur farën e mosmarrëveshjeve sektare në të gjithë rajonin.


      Tekfiristët besojnë se ata janë të vetmit myslimanë të vërtetë dhe ata akuzojnë muslimanët tjerë se kanë braktisur Islamin.


      Ai i përshkroi grupet si el-Kaida, Frontin el-Nusra dhe Shtetin Islamik të Irakut dhe Sirisë si shembujt më të mirë të tekfiristëve të cilët i përkrahë Arabia Saudite.


     Përveç tjerash, në fjalën e tij, Nasrallah tha se autoritetet saudite kanë nisur një fushatë të rekrutimit dhe të dërgimit të grupeve të të rinjve për në Siri për të luftuar kundër qeverisë së kryetarit Bashar el-Assad.


    Duke paralajmëruar kundër ndërhyrjeve të huaja në Siri, Nasrallah tha se populli sirian duhet të vendosë vet për fatin e vendit.


    Një studim i kohëve të fundit i mbrojtjes britanike tregon se rreth 100.000 militantë të huaj, të ndarë në 1000 grupe, janë duke luftuar në Siri kundër qeverisë dhe popullit.


     Fragmentet e studimit nga Këshiltarët e Mbrojtjes të IHS Jane, janë botuar më 16 shtator në The Daily Telegraph.


    Vlerësimet e IHS Jane se janë 10.000 militantë që luftojnë për grupet si el-Kaida, Fronti el-Nusra dhe grupe të tjera militantësh.
     Në këtë analizë, po ashtu, thuhet se një numër i madh i ekstremistëve nga vendet e huaja janë aktiv në Siri.


      Siria është kapluar nga trazirat vdekjepruese që nga marsi i vitit  2011. Sipas njoftimeve, fuqitë perëndimore dhe aleatët e tyre rajonal - sidomos Katari, Arabia Saudite dhe Turqia - po mbështesin militantët që veprojnë brenda Sirisë.


     Disa burime thonë se më shumë se 130. 000 njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur për shkak të dhunës në Siri.