Maqedonia

Përsiatje Sociologjike Ndaj Kontradiktave Globale Në Kontekst Të Religjionit Islam

Ka kohë që më ka shkuar mendja që të hedh një dritë rreth kauzës më të përfolur në rrafshin global, sdo mend se  është fjala për politikën anti islame globale. Kjo situatë është pikërisht në epokën kur më së shumti në të njëjtën kohë, trumbetohet për koncepte thelbësore të jetës  normale të  shoqërisë njerëzore në përgjithësi, për të drejtat dhe liritë njerëzore (qytetare, politike, sociale, ekonomike, të bindjeve të ndryshme - fetare, kulturore, etj).  Të gjitha këto të bazuara në dokumente ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, siç është deklarata univerzale e kombeve të bashkaura për të drejtat e njeriut1, të drejtën humanitare ndërkombëtare2 (konvetat  e Zhenevës)  si  dhe shumë dokumente  tjera  të cilët  janë  të bazuar në carta magna libertatum. 3   Në anën tjetër, shoqëria njerëzore në këto kohë ndihet e trembur si asnjëherë më parë. Një grup është i trembur nga ata që janë mjeshtër të mbjelljes së frikës dhe panikut në botë, kurse grupi tjetër janë të trembur nga frika që do të u hakmerret grupi i parë për gjoja se të dytët vërtetë janë për të iu trembur (të rrezikshëm)! Në fakt as njëri e as tjetri nuk janë aspak fajtorë të kësaj situate të brisht sigurie, në botë.

 

Ajo që jam i obliguar të them është se, fajtori kryesorë i kësaj gjendje, mendohet të jetë Islami si religjion,  bashk më anëtarët e tij.  Së paku për këtë jemi dëshmitarë të përditshëm duke i dëgjuar dhe lexuar akuzat, kritikat, sulmet (verbale), kërcënimet si dhe shumë forma tjera ndaj Islamit, si besim dhe si popull (ummet). Këtu do t’i potencoj shkurt disa sekuenca kontradiktore që i mveshen muslimanëve dhe Islamit në përgjithësi. Islami është ndër fetë më të kritikuara në botë, islami është si fe më e ofenduar në botë, është më e nënçmuar se çdo religjion tjetër,  nga qarqe të shumta ndërkombëtare. Ai akuzohet sikur, të jetë besim i panevojshëm, besim i vjetëruar, si fe e prapangecur, si fe e cila promovon dhunë dhe shtypje, sa që dekadave të fundit islami identifikohet si fe teroriste apo si çerdhe e terrorizmit ndërkombëtarë.

 

Epitet, ky,  që arsyeshëm u jep të drejtë njerëzve të shqetësohen për sigurinë e tyre të përditshme. Meqenëse njeriu modern, është aq  i preokupuar dhe i angazhuar për jetën dhe familjen e tij, që ia dikton patjetërsisht dinamika e jetës sot,  atij nuk i mbetet tjetër përpos që vetëm të e beson, atë që e lexon apo e dëgjon nga qarqe të “besueshme” shtetërore, politike apo masmediale. Dhe nga kjo del që shtresa e gjërë popullore e botës, disi nuk ka kurfar faji për këtë shqetësim në aspekt të sigurisë personale apo kombëtare. Fajtor do ta quaja mashtruesin e madh, i cili ka prodhuar kuzhina për gatuarjen  dhe pjekjen e mashtrimeve ndaj vet popullit të vet, ndoshta për arsye banale ose arsye të tjera, që mundë të jenë: duke e vërejtur që Islami si fe, ditë e përditë po plazmohet në mënyrë të njëtrajtshme, në tërë viset e botës. pastaj, duke e parë që, besimtarë  nga fe të tjera (krishterë, hindus, hebrenj, budist, etj.) vazhdimisht konvertohen në besimin Islam, dhe e zgjedhin Islamin si fe e vetme, në të cilin e gjejnë rehatinë shpirtërore e që shpresojnë në shpëtim në botën tjetër. Ndoshta edhe nga frika që, mos vallë perëndimi do të popullohet nga besimtarë të shumtë musliman, e do të u vie dita që ndoshta do ta kërkojnë edhe besimtarët musliman fjalën,  për fatin  tyre në vendin e tyre ku jetojnë më, etj. Nëse këto janë arsyet e perëndimorëve që Islamin ta etiketojnë si të tillë, atëherë egzistojnë dy arsye të mundëshme për këtë; ata ose nuk dinë asgjë për vlerat e Islamit, si religjion hyjnorë, ose i njohin aq rrënjësisht vlerat e islamit, sa që ndoshta edhe e kanë kuptuar se vet termi ISLAM don të thotë PAQË.

 

Nëse arsyetohen me arsyetimin e parë, atëherë mbeten fajtorë, për shkak se paraqiten si paragjykues ndaj një besimi apo populli tjetër, pa pasur kurfar dije për të, ndërsa nëse arsyetohen më arsyetimin e dytë, atëherë shihet qartë se pikërishtë ata janë  ata, që nuk dëshiruakan të mbisundon paqa në nivel global. 

 

Do të përpiqem që mos të jam i njëanshëm, por thjesht kjo është përsiatje e imja rreth asaj së çfar dhe si e kuptoj realitetin aktual në botë , rreth çështjes në fjalë.

Sqarim;

Islami si religjion që kuptohet të ketë filluar qysh me shpalljen e Kur’anit famëlartë, nga Zoti i gjithësisë, përmes melekut Xhibril, tek Profeti, Muhammedi a.s. (e në fakt islami është e njëjta fe e cila iu është shpallur njeriut të parë në sipërfaqen e tokës , Ademit (Adam) a.s…) i cili  filloi të shpallet me imperativin

 

“LEXO”, Alek - 1.

Si mundë të ketë logjikë që, një sistem - fe- e tillë, të etiketohet si e dëmshme, e dhunshme, terroriste etj ?! e cila për platformë e ka këkesën për të lexuar dhe studijuar!!

 

Si mundë të trajtohet si frymëzues i terrorit në botë një profet i Zotit,  i dëshmuar  si njeriu më me ndikim në historinë e njerëzimit, pra Muhammedi a.s. I cili në fjalimin lamtumirës pos tjerash tha:

-         O njerëz! Kini frikë Zotin dhe respektojeni Atë. Bëhuni të njerëzishëm dhe të drejtë ndaj vetes dhe ndaj të tjerëve…

 

-         …Me robërit dhe shërbëtorët silluni në mënyrë njerëzore. Ushqeni ata sikur që ushqeheni vetë, dhe vishni ata sikur që visheni vetë. Nuk guxoni t'u bëni keq, as t'i keqpërdorni. Edhe ata janë njerëz, edhe ata janë shërbëtore të Zotit.

 

-         Ju të gjithë jeni plotësisht të barabartë në të drejta dhe detyra. Nuk ka kurrfarë përparësie arabi ndaj jo-arabit, e as jo-arabi ndaj arabit, as i ziu ndaj të kuqit, e as i kuqi ndaj të ziut përveç me devotshmëri. Të gjithë jeni pasardhësit e Ademit, ndërsa Ademi është prej dheut…

 

Sot kur flitet për Muhammedin a.s. nëpër media botërore e sidomos në ato jo islame,  Ai  a.s. prezentohet si lider luftarak, si komandant absolut i kohës së tij, si vrasës etj. Pa e ditur fare vërtetësinë e kristalt të veprimtaris së tij 23 vjeçare, si profet i Zotit dhe si prijës i popullit të tij,  deri në vdekje se:

 Muhammedi a.s. për 23 vjet i përjetoi 82 luftra, në 60 prej tyre nuk ka ndodhë luftë (perleshje), në 5 luftra, të vrarë ka pasur  vetëm nga ana e muslimanëve, kurse në të gjitha luftrat, të vrarë  kundërshtarë  ka pasur  752, njerëz,  kurse nga muslimanët 252.  Proporcionalisht,  në çdo luftë nga 11 viktima. kurse robër ka pasur gjithsej 6500, ndërsa  6300 janë  liruar menjeherë.

 

Unë pa u ndalur aspak në faktin që,  termi terrorizëm ka origjinë nga barku i Europës .  I pari që e ka përdorur terrorizmin ka qenë më 1871 qeveria e Tier-it kundër pushtuesit prus. Terrorizëm ka përdorur Franca gjatë luftës në Algjeri kur ishte nën udhëheqjen e gjeneralit de Gol (de Gaulle), por gjithashtu edhe Britania e Madhe ne Irlandën e Veriut…

 

Por do të përpiqem që  përgjithësisht, të paraqes një epilog të viktimave të  23 viteve të fundit të shkaktuara nga udhëheqësit  botërorë, e që kryesisht viktima janë besimtarët musliman , në pamundësinë momentale që të prezentohem me shifra të përpikta, do të mundohem të jenë të përafërta.

 

Vetëm në luftrat pushtuese të Sh.B.A-ve, në 20 vitet e fundit, në gjirin Persik në Afganistan dhe në Irak janë vrarë rreth një miljon (1000,000) civil të pafajshëm  duke i përjashtuar ushtarakët e vendeve përkatëse, dhe atyre të forcave amerikane të cilët ranë në vend të huajin, 58757 ushtarë të vrarë.

 

Nëse do të i përpjestojmë për 23 vitet e fundit , vetëm në këto tri luftra janë vrarë për çdo ditë nga 126 njerëz, edhe atë 94% e viktimave janë musliman kurse vetëm 6% Amerikan dhe të tjerë. Shifra këto, pa i llogaritur vrasjet e përditshme me aeroplan pa pilot, në Pakistan në Jemen  etj, pa i llogaritur torturat dhe vrasjet në Afrikën Qendrore ndaj Muslimanëve, pa i llogaritur vrasjet masive ndaj muslimanëve të pafajshëm në Burma, në Siri, në Egjipt, në Palestinë etj.  Ndërsa gjat 23 viteve të jetës së Muhammedit a,s, si profeti proporcionalisht ka pasur 0.1 njeri të vrarë në ditë, gjat 23 viteve me radhë!

 

 

 

Paraqitje grafike e vrasjeve gjat 23 viteve gjat udhëheqjes së Muhammedit a.s. dhe vrasjeve gjat 23 vitet  e fundit të sundimit të SH.B.A-ve. Pa I pëfshirë djetra miljona njërëz të vrarë gjat dy  luftrave botërore, të cilat asnjërën nuk e inicuan muslimanët, si dhe shum luftra të tjera lokale që u zhvilluan nëpër botë.

 

 

Unë mendoj që nuk ka popull në botë që nuk e dëshiron paqën, për shkak  së çdokush e don jetën, kurse  jeta nuk ka kuptim të duhet , kur ajo është e rrezikuar apo e kërcënuar.

 

 Prandaj liderët botërorë duhet të kanë prasysh që, Toka në të cilën jetojnë qeniet njerëzore,  e që duan të bashkëjetojnë duke i respektuar dhe i njohur kulturat dhe dallueshmëritë reciproke, është shum e vogël për të lansuar çdo ditë raketa dhe aeroplanë të ngarkuar më municion shkatrrues ndaj njeriut. Por Ajo (Toka) është shumë e madhe për të jetuar pakufi njerëz, të cilët do të kanë mundesi në praninë e qetësisë globale dhe të paqës në sipërfaqe të tokës, të njihen mes vete, për arsye se , kontaktimi me njëritjetrin është faza e parë e njohjes së ndërsjellë, kurse këtë kontaktim të parë , popujve të shumtë në botë , po ua pengojnë ulurimat e masmediave, krismat e bombave dhe explozivëve, ushtimat e aeroplanëve, shtypjet e fjalës së lirë , përgjimet nga ai më i forti ndj atij më të dobëtit (politikisht dhe ekonomkisht) etj.

 

 Në fund dua të theksoj se nuk egziston terrorizëm islam.

 

Terrorizëm është çdo vepër e ndokujt me paramendim, që e dëmton të tjetrin në çdo aspket të jetës. Kurse ky lloj terrorizmi i çpikur islamik, i përngjet principit ushtarak: “mbrojtja më e duhur është sulmi”. Mendoj që sikur çdo besimtarë të çfardo lloj feje të jetë , ai për hyjni të vetin e njeh Zotin dhe atij i lutet për ndihmë dhe shpëtim, të tillë janë edhe muslimanët të cilët kur luten në lutjet e tyre , luten për tërë njerëzimin, pa marë parasysh përkatësinë e tyre fetare. Ata kërkojnë një botë të qetë, një botë të harmonizuarë ndërnjerëzore, një botë ku mbisundon paqa dhe besimi, ku të gjithë do të lëvizin lirshëm, muslimanët janë njerëz të dashamirësisë, historikisht nuk njihet që një i krishterë apo i ndonjë besimi tjetër të jetë ankuar ga fqiu i tijë musliman, përkundrazi faktet flasin krejt të kundërtën.

Muslimanët jetojnë në parimin, se: besimtarë i mirë është ai , prej të cilit njerëzit rreth tij, janë të sigurtë”.

 

 

1.         Më 10 dhjetor të vitit 1948, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara nxori dhe shpalli Deklaratën e Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut, e cila i ka 30 nene.

2.         Iniciatori i këtij dokumenti është Zvicerani Henry Dynant - duke ia bashkangjitur katër konventat e Zhenevës,

3.         Karta e madhe për liri, e miratuat në Qershorë të vitit 1215, në Angli