Jemeni

Forcat jemenase vrasin një numër të mercenarëve sauditë në Naxhran

Shtatë ushtarë sauditë janë vrarë gjatë përleshjeve me forcat e Jemenit, të mbështetura nga luftëtarët e lëvizjes Ansarullah, në afërsi të rajonit kufitar jugperëndimor të Mbretërisë Saudite me Jemenin, në Nexhran.

Një oficer dhe gjashtë ushtarë të forcave të armatosura saudite u vranë të shtunën, thuhet në një deklaratë e lëshuar nga komanda ushtarake e Arabisë Saudite.

Luftëtarët Huthi në mënyrë rutinore përleshen me rojet kufitare saudite  përgjatë kufirit dhe brenda territorit saudit.

Sulmet janë pjesë e  e luftimeve  nga Huthët kundër agresionit ushtarak nga Arabia Saudite ndaj Jemenit para më shumë se 15 muajve, ku kanë humbur jetën më shumë se 10.000  persona.

Ata më së shumti i përdorin raketat për të sulmuar kampet ushtarake përgjatë kufirit Saudito-Jemenit. Dhjetëra ushtarë dhe oficerë sauditë janë vrarë në përleshje, sipas shifrave të konfirmuara  nga Ministria e Brendshme e Arabisë Saudite.

Ndërkohë,  Organizata e Kombeve të Bashkuara ka ndërmjetësuar në bisedimet e paqes  në Jemen të cilat janë duke u mbajtur në Kuvajt dhe janë kanë zgjatur për një javë, ka thënë të shtunën Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite.           
Jam takuar sot me të dy delegacionet (dhe) sugjeruan një zgjatje një-javore të bisedimeve, tha i dërguari i posaçëm i Organizatës së Kombeve te Bashkuara në Jemen, Ismail Ould Shejh  Ahmed.

Ai shtoi se ai kishte propozuar një kornizë për zgjidhjen e krizës në Jemen, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Nisma, e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, ka ardhur në mënyrë të përsëritur afër kolapsit pasi të dy palët akuzojnë njëra-tjetrën për përdorimin e bisedimeve për të çuar përpara avantazhet e tyre në terren.

Një armëpushim ka për qëllim për të lehtësuar bisedimet hyri në fuqi më 10 prill, por sulmet ajrore saudite kanë vazhduar pothuajse në baza ditore.

Jemeni ka qenë nën sulmet  ushtarake nga Arabia Saudite që nga 26 marsi, i vitit 2015. Lufta nga Arabia Saudite filloi në një përpjekje për të minuar   lëvizjen e Huthëve ‘Ansarullah ‘ dhe për të rivendosur Abd Rabbuh Mansur Hadi, i cili kishte dhënë dorëheqje si president i Jemenit, por kërkon që me forcë  për të rrëmbyer pushtetin.