Anglezi që përqafoi Islamin, Jack Letts: Mohon se ai është duke luftuar për ISIS-in në Siri
Një anglez, i cili u konvertua në Islam, udhëtoi për në Siri dhe u akuzua se u bashkua me ISIS-in, tani thotë se nuk është aktualisht një militant dhe nuk mbështet grupin terrorist. Por Jack Letts shtoi se ai nuk është në anën e pistë të jomyslimanëve.
Duke folur nga Siria, Jack Letts ka pranuar se ka humbur rahatinë në shtëpi, ushqimet të tilla si qebapat dhe donatsat me krem, por ai tha se ai e di se nuk do të jetë i mirëpritur përsëri në Angli dhe se konsiderohet si terrorist.
Unë e kundërshtoi të ashtuquajturin ISIS, por kjo nuk do të thotë unë jam me ju, me pisat jomuslimanë, shkroi Jack Letts në një postim në internet.
Jack Letts, nga Oxford-i, zbuloi se ai mezi iu shmang një sulmi ajror, dhe me këmbëngulje tha se ai nuk kishte frikë nga vdekja. Unë nuk jam i shqetësuar. Të gjithë do të vdesin në një ditë të caktueme. Edhe nëse kjo është nga një sulm i telekomanduar ... Një musliman e kupton se jeta e tij është në mes të duarve të Allahut. Pra, në qoftë se ata duan të më bombardojnë, ata do të më bombardojnë mua, tha ai.
I pyetur nëse ai ishte një terrorist, ai tha: A do të thotë kjo sipas definicionit të qeverisë angleze, që kushdo që i kundërvihet një sistemi jo-Islam dhe ligjeve të bëra nga njeriu? Pastaj, natyrisht, nga ky përkufizim, unë mendoj se ata do të thonë se unë jam terrorist.
I pyetur nëse ai ishte një militant, 20-vjeçari, i cili u largua nga Britania e Madhe për në Siri rreth dy vjet më parë, ka thënë: Ata do të thonë atë që ata duan. Aktualisht unë nuk jam. Por, terrorist thonë ata sepse kështu ata duan.” Ai tha se shkoi në Siri në kërkim të së vërtetës, dhe njerëzit e së vërtetës, dhe unë nuk pendohem që kam ardhur .
Në një postim në Facebook në fillim të këtij muaji, Jack Letts gjithashtu mohoi pretendimet e prindërve të tij që kanë thënë se ai ka çrregullime të rënda mentale dhe tha se i urrente, sepse ata mohojnë fenë e së vërtetës.
John Letts dhe Sally Lane janë në pritje të gjykimit, pasi u akuzuan për terrorizëm në lidhje me gjoja se i kanë dërguar para birit të tyre. Ata kanë mohuar akuzat e financimit të terrorizmit. Ata do të dalin para gjyqit në janar.
Jack Letts tha se ai nuk ka në plan për t'u kthyer në Britani të Madhe. [Nëse] kthehem në Angli, unë mendoj se unë nuk do të jam i mirëpritur. Por unë, gjithsesi, nuk kam në plan të kthehem në Angli, Elhamdulillah (Lëvduar qoftë Allahu)! Unë nuk dua të kthehem.
Burimi: Guardian