Intelektualët britanik nxisin Izraelin që t’i japë fund abuzimit me fëmjët palestinez
Një grup intelektualësh britanik i përbërë nga shkrimtarë, artist, tregtarë dhe politikan kanë shkruar një letër të hapur e cila i drejtohet regjimit izraelit duke i kërkuar që t’i japë fund abuzimit me fëmjët palestinez.
Letra titullohet: “Nisëm për Palestinën” dhe është publikuar në gazetën “Guardian “ drejtuar qeverisë izraelite me këshillat e mëposhtme:
- Të marrin fund bastisjet në orët e vona dhe arrestimet të fëmijëve.
- Inçizime audio-vizuale të të gjitha seancave të marrjes në pyetje.
- Marrja pjesë e prindërve gjatë seancave të marrjes në pyetje si dhe e drejta e fëmijëve për një avokat mbrojtës para fillimit të seancës.
- Të marrin fund trasferimet të fëmijëve nëpër burgjet izraelite bazuar në konventën e Gjenevës, neni numër 76.
- Të marrin fund burgosjet teke
Sipas organizatës Mbrojtja për Fëmjët Ndërkombëtarë- kapitulli për Palestinën raportohet se rreth 195 fëmijë palestinez janë arrëstuar brenda vitit nga zgjedha izraelite.
Ndërsa B’T selem tregon se me mijëra fëmijë janë diagnostikuar me gjendje shoku si pasojë e rrëmbimeve, keqtrajtimeve rutine në mënyrë sistematike nga trupat izraelite.
“Fëmijët shpeshherë arrestohen në burgime teke dhe merren në pyetje pa prezencën e prindërve apo të avokatit dhe nën kërcënimin e gjuajtjes me gur apo të ndonjë granate nga ana e policisë” thuhet sipas këtij raporti.
Disa deputet të parlamentit (MSHP) duke përfshirë Caroline Lucas, deputetja e vetme për Partinë e Gjelbër në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar dhe disa anëtarë të Partisë së Punës parti të opozitare, miratoi gjithashtu letrën.
Dave Prentis dhe Rodney Bickerstaffe ish lideri dhe lideri aktual i UNISON, unioni kryesor i tregtarëve në UK si dhe Bob Croë, koka e Unionit të puntorëve të Marinës dhe linjës Hekurudhore (RMT) gjithashtu firmosi këtë letër.
Kjo letër është një shtesë e raportit “Fëmijët nën kujdesjen Ushtarake” i cili është publikuar nga ekperti anglez i fushës gjatë vitit të kaluar. Asa Ëinstanley një aktiviste, gjatë asaj kohe theksoi se arsyeja e këtij abuzimi ka ardhur si pasojë e besimit të ç’do ushtari se një fëmi palestinez është një terrorist i ardhshëm.
“Që nga koha që është publikuar raporti dhe deri më tani nuk është ndërmarrë ndonjë masë nga Anglia apo nga ndonjë vend evropian që t’ja numërojë Izraelit për të gjitha krimet e bëra dhe abuzimet ndaj fëmijëve.” Shkroi Ëinstanley.