Liban

Zyrtari i Hizbullahit: Tekfiristët 'kërcënim real' për Libanin

Shejh Nabli Kaok, zyrtar i lartë i Hizbullahut
Shejh Nabli Kaok, zyrtar i lartë i Hizbullahut

Një zyrtar i lartë i Hizbullahut ka shprehur shqetësim në lidhje me kërcënimin që vjen nga Daesh (ISIS)  dhe Fronti al-Nusra Front, grupe  terroriste në zonat verilindore në kufim me Libanin.

Shejh Nabil  Kaouk, zëvendës shefi i këshillit ekzekutiv të Hizbullahut, tha të shtunën se lëvizja e rezistencës libaneze ka luajtur një rol aktiv në mbrojtjen e kufijve libanez.

Shejh Nabil Kaouk tha se rreziku i tekfiristëve të Daesh (ISIS) dhe Frontit al-Nusra në periferi të qytetit të Arsal dhe fshatin Ras Baalbek është serioz, real, i plotë dhe i vazhdueshëm.

Ky rrezik nuk duhet të trajtohet me vetëkënaqësi apo mospërfillje, si disa që janë duke bërë në Liban, të cilët insistojnë në injorohen këto banda tekfiriste, tha ai.

Shejh Nabil  Kaouk me tej vlerësoi bashkëpunimin midis ushtrisë libaneze dhe Hizbullahut, duke thënë se veprimi i përbashkët ishte me rëndësi të madhe strategjike për të mbrojtur Libanin nga ekstremistët dhe nga kërcënimet e Izraelit.

Nëpërmjet bashkëpunimit ..., Libani ka qenë në gjendje për të arritur atë që shumë koalicione të mëdha ndërkombëtare [gjoja po luftojnë] kundër terrorizmit në Irak dhe Siri” ,nuk e kanë arritur,  shtoi zyrtari i Hizbullahut.

Gjithashtu të shtunën, një komandant  i njohur i Daesh (ISIS)  që vepronte në zonat e  të dyja anëve të kufirit siriano-libanez u vra në një operacion të Hizbullahut. Televizionit  libanez  al-Manar   tha se një komandant, i identifikuar si Abu Hatab, është vrarë në fshatin verilindor të krishterë të Kaa-s.

Fshati u godit së fundmi nga dy sulme me bomba që vranë pesë njerëz dhe  plagosën afër 30 të tjerë. Nuk ka pasur asnjë pretendim të përgjegjësisë për shpërthimet vdekjeprurëse, por zyrtarët e sigurisë besojnë se terroristët e Daesh(ISIS) ishin pas sulmeve.

Libani është duke vuajtur nga përhapja e militantizmit në Siri, ku terroristët e përkrahur nga të huajt janë duke luftuar qeverinë e Damaskut që nga viti 2011.

Daesh (ISIS)  dhe Fronti al-Nusra, i cili është degë siriane e grupit militant të al-Kaedës, kanë qenë aktive  në zonat që ndodhen në afërsi të kufirit me Sirinë.

Militantët pushtuan  për një kohë të shkurtër Arsal-in, në gusht të vitit 2014, duke marrë pengjë  disa  ushtarë dhe forca të policisë libaneze, disa prej të cilëve janë ekzekutuar. Në dhjetor të vitit të kaluar, shumica e të burgosurve u liruan si pjesë e një marrëveshje. 

Luftëtarët e Hizbullahut kanë ndihmuar forcat e ushtrisë siriane brenda Sirisë dhe kanë zbrapsur disa sulme të Daesh (ISIS-it) brenda Liban.

Hizbullahu ka akuzuar në mënyrë të përsëritur regjimin izraelit për mbështetjen e militantëve në Siri, duke thënë se Tel Avivi  ofron ndihmë për grupet terroriste si Daeshi (ISIS-i) dhe Fronti al-Nusra.