1.5 milion iranianë shkojnë në vizitë në qytetet e shenjta të Irakut gjatë këtij viti
Numri i iranianëve që shkojnë për të vizituar qytetet e shenjta të Irakut gjatë vitit aktual iranian (i cili filloi 20 Mars) është planifikuar të arrijë në 1.5 milion, kështu njoftoi një zyrtar i lartë i Organizatës së Haxhit nga Irani.
Muhsin Nezafati tha se Organizata e Haxhit ka dërguar 600.000 haxhinj në Irak gjatë vitit të kaluar, duke shtuar se ka në plan të dyfishojë kapacitetin apo edhe më shumë.
Rritja e numrit të vizitorëve në qytetet e shenjta të Irakut për 1.5 milion është ndër objektivat e Organizatës së Haxhit për këtë vit, tha ai.
Zyrtari vazhdoi duke thënë se për këtë qëllim, të gjitha marrëveshjet janë bërë dhe janë siguruar objektet, hotelet, për vizitorët në Irak.
Më shumë se 1.6 milionë vizitorë iranianë, duke përfshirë edhe vizitorët që ka dërguar nga Organizata e Haxhit, udhëtuan për në Irak, gjatë ceremonisë së Arbainit të vitit të kaluar, e cila vjen 40 ditë pas Ashures, shehidllëkut të të Imam Hussejnit (a.s.).
Çdo vit gjatë Arbainit, një turmë e madhe e muslimanëve shiitë shkojnë në Qerbela, në Xhaminë e Shenjtë të Imam Hussejnit (a.s.).
Vitin e kaluar, numri i vizitorëve që shkuan në Qerbela për Arbain arriti në 20 milionë.
Burimi: Tasnim