Shejh Kassem: Hizbullahu do t’i mposhtë komplotet e tekfiristëve
Zëvendës Sekretari i Përgjithshëm i Hizbullahut, Shejh Naim Kassem deklaroi se Hizbullahu do të vazhdojë luftën e tij kundër komplotit të tekfiristëve dhe një ditë do t’i mposhtë ata, duke vënë në duke se arritjet në këtë kontekst do të shfaqen së shpejti.
Shejh Naim Kassem, përveç tjerash, tha
se shpërthimet e fundit vetëvrasëse nuk janë sulme vandaliste, por një luftë e
planifikuar kundër qëndresës së Hizbullahut dhe gjithë mjedisit tëtij, si dhe
kundër ushtrisë libaneze.
Sheikh Kassem theksoi se qyteti
sirian i Yabroud-it është burimi i makinave shpërthyese, prej nga lëvizin në
Liban nëpërmjet një qytet të caktuar libanez, ku shpërthimet vetëvrasëse
planifikohen dhe ekzekutohen nga kriminelët shumë-kombësh tekfiristë.