Mustafa Bedreddin ishte një komandant i veçantë
Zëvendës Kryetari i Këshillit Ekskluziv të Hizbullahut, Nebil Kavuk shpjegoi domethënien dhe vendin që mbante brenda Rezstencës Sejjid Mustafa Bedreddin, i cili humbi jetën në Damask.
Zëvendës Kryetari i Këshillit Ekskluziv të Hizbullahut, Shejh Nebil Kavukm në fjalimin që mbajti në mbledhjen për përkujtimin e Sejjid Mustafa Bedreddin-it u shpreh se Sejid Bedreddin ishte një komandant i jashtzakonshëm dhe se ishte një gjeni strategjik.
Shejh Nebil Kavuk, u shpreh kështu në mbledhjen në përkujtimi të Sejjid Mustafa Bedreddin-it, e organizuar në Damask, ku morën pjesë edhe komandantët e Hizbullahut në lidhje me pozicionin e Mustafa Bedreddin në Rezistencë.
Bedreddin ishte komandanti i të gjithë operacioneve të rëndësishëm
“Shehidi i madh ishte komandanti i operacioneve më të rëndësishëm të Hizbullahut. Triumfet e Qershorit 1993 dhe Prill 1996 u realizuan në sajë të sakrificave të tij. Ai është pjesë e Rezistencës prej 40 viteve.
Duke filluar nga Tel Mesud, vijuar me Bint Cubejl, Marun er-Ras dhe deri në Halde, të gjitha erritoret i kemi njohur sakrificat e tij.
Shehidi Zulfikar, me armët e tij i ka vënë përballë armiqtë agresivë; i ka bërë të pandikueshme komplotet më të mëdha të armikut. Bashkë me vëllezërit e tij ka arritur fitore të mëdha. Dëshira e tij më e madhe ishte që t’i bashkohej shokut të tij të mbrojtjes shehidit Imad Mugnije.
E shkuara e Shehidit Zulfikar është e mbushur me fitoret e tij kundër Izraelit dhe tekfirxhinjve. Kjo e shkuar e ndritshme e ka bërë atë të ishte gjithmonë në shenjestër të tekfirxhinjve dhe të Izraelit. Ishte shumë e natyrshme dhe e pritshme që Izraeli dhe tekfirxhinjtë ta kishin bërë si objektiv për ta vrarë.
Do të jemi në Siri deri në triumfin përfundimtar
Shehidi Zulfikar, i cili ishte komandanti i madh i territoreve të Rezistencës u bë shehid gjatë mbrojtjes së Libanit dhe të Sirisë. Izraeli, tekfirxhinjtë dhe sauditët ishin mëse të lundtur për ndërrimin e jetës së komandantit, duke menduar se Hizbullahu do të tërhiqej nga mbrojtja e Sirisë. Megjithatë, unë këtu, pranë vendit ku prehet Hz, Zejneb-i u them të gjitha fronteve, Izraelit, sauditëve dhe tekfirxhinjve se mund të bëni llogaritje dhe të parashikoni çdo gjë, përveç faktit se ne do të tërhiqemi ndonjëherë nga të luftuarit me terrorizmin e Izraelit dhe tekfirxhinjve.
Është një detyrë e moralit kombëtar dhe njerëzor që ne të marrim pjesë në luftën kundër grupimeve të tekfirxhinjve; është një detyrim strategjik për ne që të mbrojmë Libanin, Sirinë, rajonin dhe të gjithë popujt muslimanë.
Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë ushtrisë Siriane me të gjithë dëshirën dhe fuqinë tonë, kundër terroristëve tekfirxhinjë dhe kundër Izraelit agresiv dhe sulmues.
Ne nuk do tregojmë as mangësinë më të vogël kundrejt luftës kundër tekfirxhinjve. Do të vazhdojmë të korrim fitore deri në fitoren përfundimtare.
Sauditët, Turqia dhe Katari i patën vendosur një datë të fundme Damaskut
Para katër viteve u mboldhën ministrate punëve të jashtme të Arabisë Saudite, Katarit dhe Turqisë dhe deklaruan datën se kur do të rrëzohej Damasku dhe u shprehën se Damasku do të rrëzohej në ramazanin e vitit 2012.
Tani ndodhemi në prag të ardhjes së ramazanit të vitit 2016. Damasku ende vazhdon të shkëlqejë me fuqinë dhe lavdinë e tij.
Nën udhëheqjen e Presidentit Trim Beshar Asad, çdo ditë po fiton një triumf të ri. Çdo ditë po i bën sauditët dhe grupimet e tekfirxhinjve të përjetojnë humbje dhe shkatërrime.
Damasku po reziston për Libanin dhe Palestinën
Damasku po reziston kundrejt një sulmi për të cilin kanë investuar në financë, armatim dhe mbështetje ushtarake më shumë se 100 vende. Rezistenca e Damaskut është mbrojtur nga të rënit në dorë të tekfirxhinjve që përdoren si kukulla për planet e sionistëve dhe për hir të çështjes së Libanit, Sirisë dhe popullit musliman.
Ndërrimi i jetës së shehidit Zulfikar e ka rritur euforinë tonë në xhihadin dhe rezistencën tonë. Të gjithë dotë shohin dhe do të jenë dëshmitarë të faktit se si gjaku i Shehidit Zulfikar do të përshpjetojë dështimin e komploteve të tekfixhinjve.
Të gjitha territoret e luftrave do të jenë dëshmitare të luftës dhe të fitores së Hizbullahut. Ky është premtimi i Rezistencës dhe Sejjid Nasrullahut.”Burimi: Yakın Doğu Haber