Izrael

Amos Yadlin: Izraeli duhet të mendojë ndërhyrjen në Siri

Sipas një lajmi të gazetës Rei el-Joum, në një shkrim të botuar në gazetën Yediot Ahronot, Gjenerali Amos Yadlin u shpreh se Izraeli duhet ta ndryshojë politikën asnjanëse që pretendon se po ndjek dhe se duhet të mendojë për një ndërhyrje të kufizuar.

Amos Yadlin, i cili i ka vënë theksin faktit se vendimmarrësit izraelitë duhet që të bëjnë një ndërhyrje të kufizuar për të mbrojtur popullin e Sirisë, këshilloi që Izraeli të veprojë i koordinuar me vendet sunni, të këtilla si, Arabia Saudite, Jordania dhe Egjipti për të përmbysur Bashar Esadin dhe u shpreh kështu: “Veçanërisht në këtë çështje, Arabia Saudite dhe Izraeli ndajnë një pikëpamje të përbashkët.”

Amos Yadlin, i cili bashkëngjitur faktit që nuk e sheh ISIS-in si një rrezikshmëri primare ka theksuar se Izraeli duhet t’i japë përparësi rrezikut të krijuar nga akset e Teheranit, Bagdatit, Damaskut dhe Bejrutit. Ai është shprehur se dobësimi i Sirisë dhe rrëzimi i Bashar Esadit nga pushteti është padiskutim në të mirë të Izraelit.

Yadlin, i cili ka theksuar faktin që rrëzimi i presidentit të Sirisë nga posti i tij do të jetë një goditje e fortë kundrejt Iranit dhe Hizbullahut, ka këshilluar Izraelin që t’i mbështesë sa më shumë të jetë e mundur hapat që vendet arabe hedhin kundër Iranit dhe Hizbullahut.

Yadlin, i cili ka theksuar faktin se duhet të përdoren mjete të tjera që sjellin rezultate në bashkëpunimin e Izraelit, ShBA-së, vendeve të Evropës, Turqisë dhe Arabisë Saudite për të rrëzuar regjimin e Sirisë, në fundin e shkrimit të tij është shprehur Izraeli duhet të heqë dorë nga roli i tij asnjanës në çështjen e Sirisë dhe se kështu bota e muslimanëve sunni do ta kuptojë strategjinë e drejtë të Izraelit, se Izraeli po vepron sipas vlerave morale dhe se është pozicionuar në kahun e duhur.

Burimi: Yakın Doğu Haber