Izraeli ka vrarë 25 fëmijë palestinez gjatë tre muajve
25 fëmijë palestinez janë vrarë në tre muajt e fundit të vitit 2015, ndërsa numri i të arestuarëve është më i larti gjatë shtatë viteve të kaluara.”Ekziston shqetësimi serioz me shfrytëzimin tej mase të forcës, posaqërisht në rastet e incidentëve me ç’rast fëmijët palestinez janë vrarë me armë nga forcat e sigurisë izraelite pas sulmeve me armë të ftohta apo fëmijët ishin të dyshuar për sulme me armë të ftohta”. Në raport ceket se më shumë se 1300 palestinez janë plagosur gjatë kulminacionit të valeve të sulmeve mbi izraelitët, kryesisht në Bregun Perëndimor apo Jerusalemin lindor, gjersa tre fëmijë izraelit janë plagosur në Bregun Perëndimor dhe në Jerusalemin Perëndimor. UNICEF-i cek shembullin e 25 tetorit 2015, me ç’rast në Hebron në Bregun perëndimor,” vajzën 17 vjeçare ushtarët e forcave izraelite e kanë ndaluar për shkak të kontrollimit të saj, pas së cilës ajo është vrarë me më së paku pesë plumba”.
“Qeveritarët izraelit kanë thënë se ajo ka dasht të sulmojë policin, megjithatë dsëhmitarët kanë cekur se ajo nuk ka paraqit kurrfarë kërcënim në momentin kur është vrarë, dhe ka bërtitur se ajo nuk ka pas kurrfarë thike me vete”. Në krahasim me numrin e madh të viktimave në periudhën prej tetorit gjer në dhjetor, UNICEF-i ka shënuar se katër fëmijë palestinez janë vrarë dhe 165 janë plagosur në periudhën e mëparshme tre mujore në mes korrikut dhe shtatorit.
UNICEF-i njashtu ka treguar shqetësimin për shkak të numrit të madh të fëmijëve palestinez të moshës në mes 12-17 vjeçare të cilët janë arrestuar nga forcat e sigurisë izraelite, duke thënë se gjer në fund të dhjetorit janë arrestuar 422 fëmijë, sipas shënimeve të shërbimit korrektues izraelit, e që shtë numër më i madh i shënuar nga dhjetori i vitit 2009.
Ligji izraelit lejon që të gjykohen fëmijët palestinez të moshës mbi 12 vjeçare. Nga shpërthimi i valës së dhunës në tetor të vitit 2015 janë vrarë 204 palestinez dhe 28 izraelit.
“Pushtetarët izraelit theksojnë se shumica e viktimave palestinez janë vrarë gjersa kryenin sulme me armë ose kanë dasht me automjete me i shkelë izraelitët”.