Izrael

Mbreti Selman i Arabisë Saudite financoi fushatën zgjedhore të Netanjahut

Dokumentet nga Panama Papers tregojnë se Mbreti Selman bin Abdulaziz i Arabisë  Saudite ka financuar fushatën e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për të ardhë në pushtet.

Një anëtar i Knesset-it (parlamenti) i Izraelit ka zbuluar se  Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud ka ndihmuar financimin e fushatës zgjedhore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2015.

Duke cituar një rrjedhje masive të dokumenteve sekrete të quajtura Panama Papers, Isaac Herzog, i cili është kryetar i Partisë Izraelite të Punës tha: Në  mars 2015, Mbreti Salman ka depozituar tetëdhjetë milionë dollarë për të mbështetur fushatën e Benjamin Netanyahut nëpërmjet një personi sirian-spanjol  i quajtur Muhammed Ejad Kayali.

Panama Papers, e cila në detaje e paraqet hapur e pasurinë e politikanëve dhe   figurave publike në të gjithë globin, ka ekspozuar më shumë se 11.5 milionë të dhënat financiare dhe ligjore në fillim të muajit prill, 2016.

Paratë u depozituan në llogarinë e një kompanie në British Virgin Islands në pronësi Teddy Sagi, një miliarder nga Izraeli dhe biznesmen, i cili ka ndarë të holla për të financuar fushatën [e] kryeministrit të Iraelit, Benjamin Netanyahu, tha deputeti.

Dokumentet nga Panama Papers tregojnë se Mbreti Selman bin Abdulaziz i Arabisë  Saudite ka financuar fushatën e kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu për të ardhë në pushtet.

Një anëtar i Knesset Izraelit (parlamenti) ka zbuluar se  Mbreti Saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud ka ndihmuar financimin e fushatës zgjedhore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu në vitin 2015.

Në të kaluarën e afërt, Netanyahu në disa raste ka folur për një marrëdhënie që ka nis të lulëzojë mes Izraelit dhe vendeve arabe.

Në muajin mars, Benjamin Netanjahu tha se marrëdhëniet e Izraelit me vendet arabe të rajonit në mënyrë dramatike janë ngrohur” në atë që analistët thonë se ishte një njohje e lidhjeve prapa skenave.

Moshe Ya'alon, Ministër i çështjeve ushtarake të Izraelit, në muajin shkurt ka theksuar për të hapur kanale në mes të regjimit dhe shteteve arabe.

Moshe Ya'alon tha se ai nuk ishte në gjendje që të shtrëngojë duart me zyrtarë arabe në publik për shkak të realiteteve politike të ndjeshme.

Ministri i Izraelit më vonë publikisht ia zgjatit dorën e Princit të Arabisë Saudite, Turki bin Faisal al-Saud, i cili vetë është takuar në mënyrë të hapur me një numër të zyrtarëve të Izraelit në të kaluarën.  

Izraeli ka lidhje të fshehta me shtetet arabe pavarësisht pretendimeve të tyre se ata do të normalizojnë marrëdhëniet me Tel Aviv vetëm kur ai arrin një marrëveshje me palestinezët. Kjo është, ndërsa të dy palët , mund të takohen në dhoma të mbyllura, sipas  Moshe Ya'alon.

Muajin e kaluar, Jerusalem Post shkroi se në vend se duke u izoluar, Izraeli është duke u përfshirë në orbitën e drejtuar nga Arabia .

Pjesë nga kjo përfshin hapjen e një misioni në Abu Dhabi dhe kontaktet në rritje në Shtetet e Gjirit Persik , tha gazeta Jerusalem Post.

Një ish-gjeneral në ushtrinë e Arabisë Saudite gjithashtu ka thënë kohët e fundit se Mbretëria Saudite do të hapë një ambasadë në Tel Aviv, nëse Izraeli e pranon iniciativën arabe për t'i dhënë fund konfliktit izraelito-palestinez.

Rijadi gjithashtu mban lidhje të fshehta ushtarake me regjimin e Tel Avivit.

Në muajin prill, Shejh Naim Kassem, zëvendës sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes së Rezistencës Hizbullah në Liban, tha se Izraeli ka trajnuar forcat ushtarake saudite në kuadër të marrëdhënieve klandestine (të fshehta).

Dhjetëra oficerë ushtarakë sauditë janë duke u trajnuar pas kontakteve sekrete që çuan në bashkëpunim ushtarak, tha ai.

Sauditët janë duke përmbushur ciklin e projektit izraelit në takimet publike dhe sekrete, shtoi ai.