Gjermani

Politikani gjerman: Xhamitë e vendit duhet të vihet nën kontrollin e shtetit

Një politikan me ndikim i partisë në pushte të Angela Mekel-it CDU tha se të gjitha xhamitë në Gjermani duhet t'i nënshtrohen mbikëqyrjes shtetërore në dritën e asaj që ai e sheh si një kërcënim nga ekstremistët.

Volker Kauder, i cili kryeson grupim konservator parlamentar  në dhomën e ulët të Gjermanisë, e përdorur llogarinë e tij twitter për të shprehur  pikëpamjet e tij që xhamitë duhet të kontrollohen dhe imamët  radikalë.

Kjo tërhoqi një përgjigje të menjëhershme nga disa kritikë të idesë, raportoi Euronews.

Joreal  dhe i padobishëm ishte mendimi i gazetës Die Welt.

Por Kauder thotë se Gjermania është konstituuar si shtet laik dhe se predikimet që dëgjohen në disa xhami nuk janë në përputhje me këtë koncept.

Gazeta Berliner Zeitung të premten citoi atë të thoshte se feja nuk qëndron mbi shtetin, por shteti qëndron mbi fenë.

Vërejtjet e Kauder erdhën pak para takimit të Alternativës të krahut të djathtë të Partisë për Gjermaninë, e cila e ka hartuar një manifest anti-Islam.

Disa analistë e shohin fjalimin e tij si një përpjekje për të fituar përsëri votuesit nga AfD.

Gjermania është shtëpia e rreth katër milionë muslimanëve.

Burimi: Euro News