Kerkimet Filozofike Fetare

Pikëpamjet e dijetarëve dhe dispozitat e ngjashme rreth goditjes me zinxhir dhe goditjen e kokës

Kanë thënë se “Islami është pasardhësia e Muhamedit dhe pavdekësia e Hysejnit”. Domethënë: arsyeja e zgjimit të muslimanëve dhe e lavdisë së Islamit ndaj armiqve është Ashura e Hysejnit. Për këtë arsye, armiqtë duke u nisur nga mezxhidet që mbajnë zinë e Imam Hysejnit janë përpjekur dhe ende përpiqen t’i nxjerrin njerëzit nga rruga e drejtë.

Dhe një prej komploteve të armiqve – që fatkeqësisht ka qënë relativisht i suksesshëm –është futja e disa paragjykimeve dhe metodave të gabuara në mesxhdet e zisë të shiive.

Në këtë shkrim që do të lexoni do të gjeni dispozitat e ngjashme dhe pikëpamjet e qarta të dijetarëve rreth goditjes me zinxhir dhe goditjen e kokës, bidate këto të cilat u shpikën rreth 200 vjet më parë nga britanikët për të shkatërruar dhe rrënuar shiizmin në sytë e njerëzve.

Dijetarët që kanë ndërruar jetë

Ajetullah Sejjid Muhsin Hekim i Madh (r.a): Goditja me zinxhir dhe goditja e kokës nuk janë vepra fetare apo të pëlqyera. Kjo vepër është e dëmshme për Islamin, muslimanët dhe Ehli Bejtin.

Ajetullah Sejjid Ebu’l Kasjm Hoi i Madh (r.a): Nuk ka asnjë argument që e bën goditjen e kokës të lejueshme dhe nuk ka asnjë mënyrë që ta quajmë atë vepër të pëlqyeshme.

Ajetullah Sejid Ebu’l Hasan Isfahani i Madh (r.a): Goditja me zinxhir, goditja e kokës dhe hedhja nga lartësitë është haram dhe nuk është e lejueshme.

Ajetullah Sejjid Muhsin Emin Xhebel Amuli i Madh (r.a): Goditja me zinxhir dhe mënyra të këtilla të mbajtjes zi janë haram edhe sipas logjikës mendore edhe sipas sheriatit. Sipas sheriatit është haram që të dëmtosh veten dhe ta torturosh ndërgjegjen për gjëra që nuk kanë asnjë përfitim në këtë botë dhe nuk janë vepër e mirë për botën tjetër. Kjo vepër është bërë arsye që Ehli Bejti të duket qesharak në sytë e popullit shii dhe gjithashtu të konsiderohen si të dhunshëm nga ata. Nuk ka asnjë dyshim se këto vepra burojnë nga ngacmimet e shejtanit dhe se Allahu, i dërguari i tij dhe Ehli Bejti nuk i miratojnë ato. Sigurisht ndryshimi i terminologjisë së emrave të këtyre veprave nuk i largon ato kurrësesi nga fakti i të qënit haram.

Ajetullah Shehit Sejjid Muhammed Bakir Sadri i Madh (r.a): Këto vepra janë vepra të njerëzve të paditur dhe dijetarët gjithmonë kanë qëndruar larg këtyre gjërave dhe i kanë quajtur ato haram.

Ajetullah Fazil Lenkerani i Madh (r.a): Tema e goditjes së kokës jo vetëm që nuk është mënyra si populli tregon interesin e lartë për Imam Hysejnin apo i afrohet qëllimit të tij të shenjtë, por nga ana tjetër është arsye për rezultate të këqija, pikërisht për këtë arsye, shiiat që janë të lidhur pas Imam Hysejnit (r.a) duhet të qëndrojnë larg këtyre veprave dhe nëse kanë bërë adhurime në mënyrë të këtillë, adhurimet e tyre nuk janë të sinqerta.

Ajetullah shehit Murteza Mutahhari (r.a): Cermoni të këtilla janë të prejardhura nga të krishterët ortodoksë.

Ajetullah Muhammed Cevad Mugniye (r.a): Këto zakone të pakëndëshme janë bidate. Nuk kanë vend as në fe as në medhheb.

Ajetullah Meshkini (r.a): Veprime të këtilla nuk pranohen në sheriatin e Islamit, madje disa prej tyre janë të ndaluara. Muslimanët duket duhet t’i druhen padyshim futjes së tyre në cermonitë e Imam Hysejnit, që në një mënyrë konsiderohen adhurim.

Dijetarët që jetojnë

Ajetullah Sejjid Ali Hamanej i Madh:  Goditja e kokës është një zakon i rremë dhe është prej veprave që nuk kanë lidhje me fenë. Nuk ka dyshim se Allahu nuk është i kënaqur prej kryerjes së një vepre të këtillë.

Komunistët kur u përhapën nëpër Azebaxhan shkatërruan të gjithë veprat Islame; për shembull i kthyen xhamitë në magazina; ndërsa sallonet fetare dhe vendet e hysejnit i kthyen në gjëra të tjera, aq sa nuk lanë asnjë gjyrmë nga Islami dhe shiizmi. Megjithatë lejuan vetëm një gjë, dhe ajo ishte “goditja e kokës”! ...Pse? sepse ata do ta përdornin këtë gjë si mjet për propagandë kundër fesë dhe kundër shiizmit! Pikërisht në këtë mënyrë i përdorin herë pas here në të keqe të fesë këto gjëra. Sado që të qartësohen këto gabime, feja e pastër do të njihet si e keqe.

Ajetullah Xhevadi Amuli i Madh: 

Gjwrat qw e tregojnw Islamin si diçka e keqe dhe qw bwhen arsye pwr pwrçudnimin e msxhdeve tw zisw nuk janw kurrwsesi tw lejuara. Wshtw mw e duhura qw tw qwndrohet larg gooditjes sw kokws dhe gjwrave tw kwtilla tw ngjashme.

Ajetullah Mekarim Shirazi i Madh : Mesxhdet e zisew duhet tw jenw tw kwtilla qw tw mos bwhen kurrwsesi qw tw pwrdoren si justifikime nga armiqtw e Islamit dhe nuk duhet tw bwhen arsye qw ata tw pwrfitojnw. Nuk duhet i zvogwlojw vlerat e kwtyre cermonive tw shenjta tw mwdha. Pikwrisht pwr kwtw arsye duhet tw qwndrojmw larg veprimeve tw kwtilla si goditja e kokws, goditja me zinxhir, kamxhik etj qw mund tw ndosin medhhebin tonw.

Ajetullah Mezahiri Isfahani i Madh: Goditja e kokës dhe gjwra tw kwtilla tw ngjashme nuk janë të lejueshme.

Ajetullah Sejjid Kazim Hairi i Madh: Shpikje të këtilla si goditja e kokës janë bërë arsye që Islami dhe shiizmi të keqparaqiten para njerëzve.

Ayetullah Nuri Hemedani i Madh: Të nderuar që mbani zi, në vend që t’i gosini në kokat tuaja ato kamxhikë godisni ata që kanë pushtuar tokat islame, ato që mundohen të na dobësojnë dhe ata që çdo ditë organizojnë lojra të reja për të vënë në rrezik jetesën islame. Allahu iu mundësoftë sukses dhe arritje të gjithë muslimanëve që i futen këtij rrugëtimi.

Ajetullah Sheyh Muhammed Jakubi i Madh: 

Veprimet që bien ndesh me logjikën mendore, që dëmtojnë personin apo që tradhëtojnë dhe bëhen arsye për talljen e mendimit fetar dhe të Ehli Bejtit nuk janë të lejueshme... për këtë arsye qëndrimi larg goditjes së kokës dhe përgjakjes së trupit me mjete të mprehta është i detyrueshëm për muslimanin.

Ajetullah Muhammed Mehdi Asifi: Këto veprime lënë një ndikueshmëri të keqe tek populli përsa i përket mesazhit të Ashuras dhe kjo është arsyeja se pse shiitë hysejnian nuk merren seriozisht.

***

Ajetullah Sejid Ali Sistani i Madh: “Duhet të qëndrohet largë veprimeve që njollosin të mbajturit zi.”

***

Merhum Ajetullah uzma Mirza Cevad Tebrizi: “Majtja zi për Aba Ehlin është një prej kushteve kryesore të fesë dhe është një prej sekreteve që e bën shiizmin të pafundëm. Megjithatë të nderuarit që mbajnë zi duhet të qëndrojnë larg veprimeve që bëjnë pis medhhebin dhe nga ku armiqtë e Islamit dhe Ehli Bejtit do të përfitonin.” Gjithashtu në një vend tjetër thuhet se “Zija duhet të mbahet në një mënyrë të këtillë që kurrësesi të mos njollosë shiizmin” (Pyetje të Reja f. 456) Sërsisht në një vend tjetër thuhet se: “Këto veprime duhet të përjashtohen nga të quajtur si mënyrë e mbajtjes zi dhe përkujtimit të Imam Hysejnit” (Tariku’n Necat, F. 445)   

Burimi: ABNA