Kulturë

Konferencë Shkencore Kur'anore në Palestinë

Një konferencë shkencore Kur'anore është planifikuar të mbahet në Palestinë në fund të këtij muaji.

Konferenca do të organizohet nga Qendra e Institutit al-Azhar e Palestinës,  në bashkëpunim me Shoqatën Botërore  të Hafizëve të Kur'anit, njoftoi faqja  Dunya al-Vatan website.

Hulumtuesit dhe studiuesit në fushën e shkencave Kur'anore, si dhe përfaqësues të instituteve dhe qendrave Kur’anore palestineze do të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Ajo është planifikuar të mbahet më 19-20 prill 2016, tha Jusuf  Xhuma Salama, drejtor i Qendrës të Instituti al-Azhar të Palestinës.

Ai tha se një komsion i dijetarëve është themeluar për të mbikëqyrur organizimin e ngjarjes.

Jusuf Xhuma Salama tha se konferenca ka për qëllim promovimin e aktiviteteve Kur'anore dhepër inkurajuar njerëzit për të mësuar Kur'anin dhe mësuar përmendësh ajetet e Librit të Shenjtë.

Duke siguruar një vend për institutet dhe qendrat Kur'anore për shkëmbimin e përvojave në fushën e arsimit kur'anore dhe për diskutuar sfidat me të cilat ballafaqohen shoqëria janë ndër objektivat e tjerë të konferencës.

Pavarësisht nga pushtimi sionist i Palestinës, populli palestinez ka mbajtur në vazhdimësi zhvillimin e aktiviteteve Kur'anore për vite me rradhë.

Ka shumë njerëz në këtë vendin arab që kanë mësuar Librin e Shenjtë përmendësh, janë bërë hafizë, dhe shumë të tjerë janë aftësuar për të kënduar Kur’anin për bukuri. 

Burimi: IQNA News