Bosna Hersek

Fjalimi i Izetbegoviqit në samitin e OBI-së në Stamboll

Bota myslimane po ballafaqohet me sfida serioze, në mes të cilëve kryesojnë terorizmi, dhuna sektare dhe konfliktet e armatosura. Uniteti, solidariteti dhe pajtimi në mes vendeve myslimane janë të domosdoshme për zgjidhjen e këtyre sfidave. Duhet t’i bashkojmë forcat tona që të gjejmë qasje të reja dhe zgjidhje të drejta për problemet me të cilat ballafaqohemi. Trendet negative mund të ndalen vetëm me veprimin e kordinuar të ummetit islam të bashkuar. Ne ndajmë shqetësimin e juaj për shkak të shembjes kontinuale të paqes botërore dhe stabilitetit, posaqërisht në Lindjen e Afërt. Konflikti izraelito-palestinez i cili po zgjat më shumë se 60 vite, është burimi i përhershëm i jostabilitetit në Lindjen e Afërt. Ngecja në zgjidhjen e konfliktit është shqetësues dhe urgjentisht është e nevojshme nxitja e bisedimeve. Ne fuqishëm e përkrahim iniciativën diplomatike të Kuartetit për mbajtjen e konferencës paqësore e cila do të sjell zgjidhje të drejtë dhe të përhershme të çështjes palestineze, në parimet e drejtës ndërkombëtare, si dhe konsensusit për bashkëjetesën e qetë në mes të dy shteteve të pavarura dhe sovrane. Kjo është mënyra e vetme reale për zgjidhjen e konfliktit. Paqja në botë poashtu është e rrezikuar me dhunën dhe krimet mbi popullin sirian. Pamjet nga Siria përkujtojnë neve  tragjedinë e Bosnjës, dhe ne në Bosnjë ndiejmë dhimbjen e popullit sirian sikurse ne personalisht. Është shqetësuese se vendet më të fuqishme në botë, duke përfshirë edhe vendet më të fuqishme myslimane gjer tani nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhjen paqësore të krizës në Siri. Bosnja në tërësi përkrah bisedimet paqësore në Gjenevë. Për ardhmërinë e Sirisë duhet të vendos populli sirian. Ardhmëria paqësore e Sirisë bazohet në respektimin e vullnetit të popullit sirian, të cilit duhet lejuar që të shpreh dëshirën e lirë në zgjedhjet e lira demokratike në të cilin do të përcaktojë vet qeverisjen e vendit.

Përbindëshi i terorizmit na godet të gjithë neve. Është i padurueshëm pikëllimi për ummetin islam që disa nga bijtë tanë mentalisht të çmendur mbjellin vdekje dhe shkatërrime gjatë gjithë botës. Bosnja dënon ashpër sulmet teroriste të para ca kohësh të kryera në Ankara, Bruksel, Stamboll dhe Lahor. Duam të shprehim ngushllime tona të sinqerta dhe shprehim solidaritetin tonë me familjet e viktimave, qeverive dhe popujve të Turqisë, Belgjikës dhe Pakistanit.Bosnja njashtu është e goditur me fenomenin e interpretimit radikal të islamit, që ka rezultuar me dhunë ekstremiste dhe akte teroriste në disa vite të fundit.Ideologjia devijuese e tekfiristëve ka gjet terren të favorshëm në shoqërin boshnjake të pasluftës. Jemi vonuar në njohjen e rrezikut e cila paraqet kjo ideologji, pasi që ajo është në kundërshtim me qenien tonë dhe kuptimin tonë të islamit.Për gjysmë mileniumi, boshnjakët mysliman kanë praktikuar islamin inkluziv i cili mbron dhe ndihmon zhvillimin e diversitetit dhe pluralizmit kulturor në shoqërinë tonë. Përjashtshmëria, radikalizmi, ekstremizmi i dhunshëm dhe terorizmi janë apsolutisht të paparnueshëm nga pikëpamja islame. Ato rrënojnë sistemin e tij të vlerave dhe janë në kundërshtim me vlerat univerzale të tolerancës dhe bashkëjetesës, të cilin neve në Bosnjë me shekujt e kemi zbatuar dhe jemi krenar.

Islami është dritë, paqe, falje dhe pajtim. Obligimi ynë është të mbrojmë Islamin nga terri, e keqja, dhuna dhe urrejtja. Duhet të mbrojmë pamjen e ndritshme dhe të bukur të islamit. Por njashtu duhet të kundërshtojmë gjithë ato që në shoqërit tona favorizojnë radikalizimin dhe ekstremizmin. Duhet eliminuar padrejtësinë, pabarazinë, zvogëlimin e varfërisë dhe papunësisë, sidomos në mes njerëzve të rinjë, dhe të japim shpresën dhe rastin tyre. Padrejtësitë politike, ekonomike, sociale kundër myslimanëve për gjat gjithë botës kontribon ritjes së dëshprimit dhe humbjes së shpresës, e cila krijon fushë të përshtatshme për dukurin e radikalizmit dhe ekstremizmit. Ballafaqohemi me problemin i cili ka rrënjët të thella dhe komplekse. Qeveritë tona duhet dhe mund të përgjigjen në dhunë me forcë dhe masa represive. Por kjo pjesë e përgjigjes sonë duhet të jet kryer  në mënyrë kirurgjike dhe selektive, në rast se nuk është kështu, ajo mund të shkaktojë valë të re radikalizmi. Lufta e vërtetë dhe fitorja përfundimtare duhet dhe mund të bëhet vetëm në aspektin ideologjik. Çelsi i zgjidhjes shtrihet në interpretimin autentik të traditës sonë islame dhe në zhvillimin e praktikave shoqërorore politike  bashkëkohore të cilët janë në pajtim me parimet autentike të doktrinës islame. Të bashkuar në unitetin dhe solidaritetin tonë, duhet të kërkojmë zgjidhje globale për të ç’rrënjosur shkaqet e radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Bosnja është e përkushtuar zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit tonë ndërkombëtar në parandalimin dhe luftën kundër terorizmit.

Organizata e Bashkëpunimit Islamik tubon botën myslimane dhe paraqet zërin e saj kolektiv. Pjesa e rëndësishme e ummetit islam, bashkësit myslimane të Evropës, megjithatë nuk janë të përfshirë në mënyrë adekuate në Organizatë. Në Evropë janë më shumë se 20 milion mysliman. Disa prej tyre, sikurse boshnjakët, janë popull autokton evropian të cilët janë të vendosur në kontinentin evropian me shekuj. Përveç këtyre, miliona mysliman kanë ardhur në Evropë nëpërmjet rrugëve të proceseve migruese  në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar apo në valën aktuale të tanishme të migrimeve masive në Evropë. Intergrimi i tyre në shoqërin evropiane mbetet sfidë, me të cilin Organizata e Bashkëpunimit Islamik duhet të ketë vëmendje të posaqshme.

Burimi: saff.ba