Turqi

Myftiu i Turqisë, Mehmet Gormez: Terror nuk ka lidhje me Islamin

Myftiu I Turqisë, Mehmet Gormez, muslimanët nuk duhet të vuajnë për shkak të krimeve të kryera nga 'rrjetet vrasëse’
Myftiu I Turqisë, Mehmet Gormez, muslimanët nuk duhet të vuajnë për shkak të krimeve të kryera nga 'rrjetet vrasëse’

Terrorizmi është në kundërshtim me mesazhin universal të paqes të Islamit, tha të dielen udhëheqësi për çështjet fetare të Turqisë.

Mehmet Gormez, kryetar i Dijanetit  dhe autoriteti më i lartë fetar i Turqisë, tha:

Ne të gjithë e dimë se autorët e sulmeve terroriste në Paris, Bruksel, Ankara dhe Stamboll  nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin, i cili solli paqe dhe mëshirë për njerëzimin, ose me Muhammedin, pejgamberin  e mëshirës, ​​apo Kur'anin.

Duke folur në një ngjarje në Strasburg, Francë, duke përkujtuar javën e lindjes së Profetit Muhammed,  Mehmet Gomez tha se muslimanët nuk duhet të vuajnë për shkak të dhunës së kryer nga terroristët.  

Mos rrini me kokën ulur për shkak të krimeve të kryera nga rrjetet vrasëse, të cilat nuk kanë të bëjnë asgjë me Islamin apo Profetit tonë, Muhammedin, tha ai.

Rreth 8.000 persona nga e gjithë Evropa ndoqën veprimtarinë, duke përfshirë edhe Konsullin e Përgjithshëm të Turqisë, Ozgur Cinar, Ahmet Ogras, nënkryetar i Këshillit Francez të Besimit Musliman, dhe përfaqësuesit e Unionit Turk - Islamik për Çështje Fetare.

Burimi: World Bulletin