Izrael

ISIS: Për ne, Palestina nuk është një prioritet, lufta me femohuesit është më e rëndësishme

Në një artikull të publikuar nga ISIS shpjegohen arsyet se përse nuk e kanë sulmuar Izraelin, si dhe shprehet se çështja e Palestinës nuk është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë.

Në një artikull të publikuar nga ISIS shpjegohen arsyet se përse nuk e kanë sulmuar Izraelin, si dhe shprehet se çështja e Palestinës nuk është një çështje që kërkon vëmendje të veçantë.

ISIS shpjegoi arsyen se pwrse nuk kanw organizuar asnjw sulm kundwr Izraelit, nw njw shkrim me titullin “A wshtw çwshtja e Jeruzalemit prioritet?”, tw publikuar nw gazetwn javore tw ISIS, Al-Naba.

Edhe pse Izraeli, me pretekstin se kanw mendwsi tw njwjtw me ISIS ka arrestuar njw numwr tw madh njerwzish, ISIS nuk ka realizuar asnjw sulm kundrejt Izraelit.

Në artikull jepen këto deklarime, duke theksuar se çështja e Palestinës nuk ka ndonjë veçanti nga çështjet e tjera të “xhihadit”: “Nëse shohim sot të vërtetën në të gjithë botën, përjashto këtu vendet që Allahu i ka mundësuar sundimin e Shtetit Islamik, zotërojnë legjislacione të femohuesve dhe jobesimtarëve... Xhihadi në Palestinë nuk ndryshon nga xhihadi në çdo vend tjetër.”

Në shkrimin ku kritikohet rëndë thënia se “Palestina është një çështje prioritare për muslimanët”, theksohet se kjo mendësi është shitur nga Xhemal Abdunnasir dhe Saddam Hysejni dhe se kjo farzë është pranuar nga shumë njerëz.

Për më tepër, në shkrim thuhet se është e nevojshme është e nevojshme që të shpëtohen nga duartë e familjes Saudite Mekke dhe Medine, të cilat janë nën udhëheqjen e mbretërisë Saudite, ndërsa përdoren shprehjet si “Xhihadi është prioritet në shtetet arabe të cilat janë të udhëhequra nga femohuesit.” Gjithashtu, në shkrim zënë vend shprehejt si “Gjendja e femohuesve është më e rëndë se e jobesimtarëve dhe lufta kundër femohuesve është prioritare dhe e rëndësishme se lufta kundrejt hebrenjve.”

Në artikull përcaktohet se, prioriteti i luftës me Beshar Esadin ka më shumë rëndësi si sesa lufta me Izraelin. 

{# Photos as tiles (one photo: full width). Each links to its original, which site.js opens in a full-screen viewer; without the script the link simply opens the image. #}