Forcat jemenase e rrëzojnë një tjetër helikopter Apash të Arabisë Saudite
Ushtria e Jemenit dhe forcat popullore vazhdojnë t’i shkaktojnë humbje të rënda ushtrisë të Arabisë Saudite duke shkatërruar pajisjet e tyre ushtarake dhe rrëzuan një helikopter ushtarak në provincën Shabva, në rajonin Azan.
Forcat jemenase goditën një helikopter Apash në rajonin Azan në provincën Shabva, mediat në gjuhën arabe cituan burime të informuara nga Jemeni, njoftuan të premten.
Ushtria e Jemenit dhe forcat popullore kanë intensifikuar sulmet e tyre kundër forcave saudite dhe pozicioneve të tyre ushtarake në javën e fundit duke shkatërruar luftanije dhe helikopterë e tyre.
Në një zhvillim të rëndësishme të mërkurën, forcat jemenase vranë të paktën 54 trupa saudite, duke përfshirë edhe komandantë, në një sulm me raketa balistike në provincën e Veriut, në vawf, tha Ministria e Mbrojtjes e Jemenit.
Ushtria e Jemenit, e mbështetur nga Forcat Popullore, besnike të lëvizjes Ansarullah, në shënjestër kishte një instalim ushtarak saudit në rajonin Beir al-Marazik me një raket ballistike Kaher-, në orët e hershme të mërkurën.
Një numër i madh i forcave saudite gjithashtu pësuan lëndime nga ky sulm.
Raketat e Jemenit shkatërruan një numër të pajisjeve ushtarake të instalimit dhe shkaktuan dëme të mëdha në infrastrukturën e saj.
Forcat jemenase kanë gjuajtur dhjetëra raketa mbi pozicionet ushtarake dhe qendrave të koalicionit të udhëhequr nga Arabia Saudite deri më tani, duke vrarë qindra forca saudite dhe duke plagosur shumë të tjerë.
Jemenasit kanë kryer këto sulme në shenjë hakmarrjeje për sulmet mbështetura nga Shtetet e Bashkuara për Sauditet ndaj objektivave civile, nisur me synimin për të minuar lëvizjes Ansarullah dhe sjelljen përsëri në pushtet ish-presidentin e arratisur të Jemenit, Mansour Hadi, një aleat besnik i Rijadit dhe Uashingtonit.
Jemeni ka qenë nën sulme ushtarake dhe i rrethuar nga Arabia Saudite dhe aleatët e saj rajonalë që nga fundi i marsit të vitit të kaluar. Të paktën 8.300 persona, në mesin e tyre 2.236 fëmijë, janë vrarë deri tani në agresionin e Arabisë Saudite, ndërsa mbi 16,000 të tjerë pësuan lëndime.
Sulmet e rënda nga Arabia Saudite mbi objektet dhe infrastrukturën e vendit të varfër, kanë bërë dëme të mëdha, duke shkatërruar shumë spitale, shkolla dhe fabrika.
Burimi: Fars News Agency