Egjipt

Shejhu i Al-Az’harit thekson: Shia dhe Sunni janë dy krahët e Islamit.

Shejhu i madh i Al- Az’harit, Ahmad al Tajjib
Shejhu i madh i Al- Az’harit, Ahmad al Tajjib

Shejhu i madh i Al- Az’harit theksoi se lidhjet vëllazërore mes shiitëve dhe sunnitëve kërkojnë lidhje më të ngushta ndërmjet dy vlerave Islame.

Ahmad al Tajjib, Shejh i madh i Al Az’harit, e ka ndaluar edhe një herë vrasjen e muslimanëve nga çdo cilado anë qoftë dhe u bëri thirrje të gjithëve  të kthehen në frymën origjinale të Islamit, që është dashuria, tolerance  dhe parandalimi i ekstremizmit, raportoi agjencia e lajmeve Taqrib (TNA).

Shejhu i shquar egjiptian paralajmëroi kundër mosmarrëveshjeve mes dijetarëve myslimanë dhe gjithashtu ndonjë paragjykim apo ekstremizmi në lidhje me një emërtim të caktuar. 

Shejh Ahmad Al Tajjib iu referua edhe masave të marra për të imponuar një emërtim të caktuar për të tjerët dhe shtoi: Kjo do të çojë në përleshje fetare, ndërsa Islami i përfshin të gjitha degët pa snjë paragjykim apo ekstremizm. 

Dijetari musliman sunnit ka ndaluar ekskomunikimin apo përjashtimin e  nga çdo muslimani i cili falet në drejtim të Kiblës (drejtimi kah lutën   muslimanët) edhe me devijime të vogla duke i thënë: Tekfirizmi  është shumë i rrezikshëm dhe askush nuk ka të drejtë për të përjashtuar të tjerët nga feja.

Shejh Ahmed el Tajjib ka  kërkuar pajtim dhe bashkim të të gjithë hoxhallarëve muslimanë dhe theksoi, Bashkimi nuk është që të bindesh një personi, Islami pranon dallimet mes njerëzve. 

Shejhu i Al Az’har i ka refuzuar disa sisteme arsimore të cilat ndezin  ekstremizmin dhe theksoi: Disa sisteme arsimore i çojnë studiuesit drejt një emërtim të caktuar dhe me paragjykim në rritje ndaj shkollën e tyre të mendimit.

Burimi: TNA