Hamas: Në çdo fitore të arritur kanë luajtur rol vëllezërit tanë iranianë – Në të ardhmen do të paraqesim të gjitha detajet
Unë besoj se atë ditë e gjithë bota do të jetë dëshmitare, kur të vijë ajo ditë do të paraqesim detajet që brendashkuajnë se si e ka ndërtuar Irani rezistencën. Mundet që sot, disa çështje të sigurisë të jenë pengesë për të bërë të ditura të gjitha këto detaje. Megjithatë mund të them që në të gjitha fitoret që ka arritur Rezistenca, vëllezërit tanë iranianë kan luajtur rol.
Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve
ndërkombëtare në Hamas, Usame Hamdan, në një deklaratë të dhënë për portalin me
emrin khamenei.ir theksoi se mbështetja që ka dhënë Republika Islamike e Iranit
në Palestinë ka një të shkuar të gjatë.
Usame Hamdan u shpreh se Mbështetja
që i ka dhënë Republika Islamike Palestinës ka filluar përpara fitores së
Revolucionit Islamik, i ka fillesat në kohët kur Imam Humejni u vendos në Nexhef gjatë kohës
që internohej nga regjimi i Shahut. Në atë kohë Imam Humejni pati nxjerrë një
fetva ku e shpallte të lejuar harxhimin e zekatit dhe sadakasë për luftëtarët
palestinezë,
Usame Hamdan theksoi se ndryshimi më
strategjik në rajon pas fitores së Revolucionit në 1979 ishte ndryshimi i
Iranit, nga një mbështetës i regjimit Sijonist, në një shtet që mbështet
rezistencën e popullit palestinez.
Lideri i Hamasit u shpeh se mbështetja që i
ka dhënë Irani rezistencës palestineze dhe libaneze i ka hapur rrugë fitoreve
të paprecedenta në vitet e mëparshme.
Hamdan u shpreh se: Në sajë të
mbëshetjes 37 vjeçare të Republikës Islamike me lejen e Allahut kemi arritur
fitore që edhe ushtritë më të mëdha nuk mund t’i arrini dhe më pas shtoi:
Rezistenca mundi që në vitin 2000 nga
Libani dhe në 2004-ën nga Rripi i Gazës t dëbonti bashkësinë e pushtimit të
Izraelit. Në luftën 33 Ditore në korrik të 2006, Rezistenca arriti të
triumfonte mbi pushtuesit. Në të njëjtën mënyrë Hamasi mundi të fitonte luftrat
e dhjetor 2008 – janar 2009, dhe më pas luftrat 2012 dhe 2014 në Rripin e Gazës.
Në të gjitha këto triumfe Republika Islamike e Iranit ka luajtur rol si politik
edhe financiar, po ashtu edhe pajisjen e duhur të pajisjes së duhur të
rezistentëve.
Hamdan u shtoi kwtyre fjalwve edhe kwto: Unë besoj se atë ditë e gjithë bota do të
jetë dëshmitare, kur të vijë ajo ditë do të paraqesim detajet që brendashkuajnë
se si e ka ndërtuar Irani rezistencën. Mundet që sot, disa çështje të sigurisë
të jenë pengesë për të bërë të ditura të gjitha këto detaje. Megjithatë mund të
them që në të gjitha fitoret që ka arritur Rezistenca, vëllezërit tanë iranianë
kan luajtur.
Për më tepër, Hamdan theksoi se vizita e
tij në Teheran ishte si një përgjigje për komplotet kundër dhe se të thënat që
duan të krijojnë problem mes Hamasit dhe Iranit janë iluzione.
Burimi: Medya Şafak