Kulturë

Irani dhe Zvicra do të nënshkruajnë bashkëpunimin akademik

Një zyrtar i Ministrisë së Shkencës tha të martën  se një memorandum bashkëpunimi i mirëkuptimit  në mes të universiteteve të njohur zvicerane dhe qendrës shkencore iraniane dhe universiteteve do të nënshkruhet në ditët e ardhshme. 

Hussein Salar-Amoli, përfaqësues  për shkencë, hulumtime dhe minister  për teknologji për çështjet ndërkombëtare dhe kreu i Qendrës së Ministrisë për Punë Shkencore dhe Ndërkombëtare  tha për Agjencinë e Lajmeve  IRNA se një delegacion i rangut të lartë  zviceran do të shoqërojë presidentin e këtij vendi në Iran javën e ardhshme, në një prej programeve që ka për qëllim   zgjerimin e bashkëpunimit shkencor dhe teknologjik me Iranin.

Delegacioni do të përbëhet nga krerët e Ministrisë së Shkencës,  universiteteve dhe qendrave të tjera të shkencore të respektuara të Zvicrrës dhe ata do studiojnë mënyra për bashkëpunim shkencor me universitete iraniane, shtoi ai.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Shkencës ka thënë se shkëmbimi i pikëpamjeve  shkencore është ndër akset kryesore të takimeve me delegacionin zviceran.

Duke marrë parasysh marrëveshjen e ardhshme shkencore me Zvicrrën pas  negociatave bërthamore të suksesshme me fuqitë botërore, Salar-Amoli tha se sot vendet më të përparuara të botës janë të etura për vendosjen e marrëdhënieve shkencore dhe teknologjike me hulumtuesit iranian dhe qendrat akademike.

Ai ndërkaq njoftoi se rektorër e 10 universiteteve më të mëdha të Irakut, gjithashtu, do të vizitojë universitetet më të mëdha të Iranit në të gjithë vendin para përfundimit të vitit të tanishëm iranian të 1394, që përfundon më 20 mars, 2016.